UBT

Ismeti opsion

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ismet Beqiri është opsioni i LDK’së për Kryetar të Prishtinës. Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova thotë se Beqiri shumë lehtë mund të jetë kandidat për të qeverisur me Kryeqytetin, nëse merr besimin e anëtarësisë së LDK’së. E ish-Kryetari i Prishtinës thotë se s’ka ende asnjë vendim për kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ish-Kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri është opsion i LDK’së për t’i hyrë garës për kryetar të ardhshëm të Prishtinës, nëse Isa Mustafa vendos të mos jetë kandidat për mandatin e ardhshëm.

Burime të Express kanë thënë se shumica e Degëve të LDK’së në Prishtinë e përkrahin kandidaturën e Beqirit, i cili ka qenë Kryetar i Kryeqytetit prej vitit 2002 deri në vitin 2008.

Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova ka thënë se zyrtarët e partisë që kanë dal deri më tash nëpër media si pretendentë për të udhëhequr me Prishtinën nuk janë kandidatë të LDK’së.

Ai ka thënë se Ismet Beqiri shumë lehtë mund të jetë kandidat për Prishtinën.

“Është e mundshme që edhe Ismet Beqiri, shumë lehtë të jetë kandidatë për Prishtinën. Nuk është variant i pamundshëm. Ata që kanë dalë deri më tash nuk janë kandidatë zyrtarë për Prishtinën”, ka thënë Rugova, për Express, të premten.

Megjithëkëtë, Rugova ka thënë se është në dorën e Degëve të LDK’së në Prishtinë të vendosin se kush do të jetë kandidat për të udhëhequr me Prishtinën.

Mobi Casa

“Kandidati i Prishtinës do të jetë çështje e Degëve të Prishtinës. Janë pesë degë, të cilat do ta propozojnë kandidatin dhe ai propozim do të miratohet si vendim final në Kryesinë e LDK’së”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Ismet Beqiri nuk ka dashur të flasë për kandidaturën e tij për Prishtinën.

Ai ka thënë se LDK nuk ka qëndrim dhe as vendim për asnjë kandidatë për kryetar të komunave.

“Sa i përket emrave janë vetëm spekulime sepse Kryesia e LDK’së nuk ka qëndrim ende. Jemi duke punuar në këtë drejtim dhe me kohë do të merren vendimet meritore për këtë çështje”, ka thënë Beqiri.

Sidoqoftë, Haki Rugova ka thënë se shpejt do t’i zyrtarizojnë të gjithë kandidatët për kryetar në zgjedhjet lokale, të cilat mbahen në fund të shtatorit të këtij viti.

“Në disa komuna do ta dalim më shpejt ndërsa në disa të tjera më vonë. Jemi në fazën e debateve të brendshme dhe jemi duke punuar që t’i gjejmë kandidatët më të mirë për të udhëhequr me komunat”, ka treguar Rugova.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.