Hidromorava

Ambasadorja amerikane takon Thaçin, Mustafën, Haradinajn

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadorja amerikane, Tracey Jacobson, para dy ditësh ka qenë nikoqire e tre lidervëve: atij të Partisë Demokratike Hashim Thaçi, të Lidhjes Demokratike Isa Mustafa, dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

“Po është mbajtur dje një mbledhje por nuk ka qenë për media. Por sikur të ishte diçka mediale dot’ i njoftonte mediat nikoqiri”, ka thënë zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma.

Ai ka treguar se në takim është biseduar për marrëveshjet në Bruksel. “Aty është folur për marrëveshjet dhe zhvillimet e fundit”, ka thënë Luma.

Uji Dea

Kurse deputeti i LDK-së Ismet Beqiri i pyetur në këtë ka thënë “Nuk e kam një indo të tillë”. Indeksonline ka pyetur edhe zv/kryeministrin Hajredin Kuçi por ai nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se gjatë takimit është biseduar për ratifikimin e marrëveshjes së Brukselit. Ndërkaq, takimi ka zgjatur rreth tri orë. Mësohet se fillimisht në ambasadë kishte qëndruar nënkryetari i AAK-së Blerim Shala.

Indeksonline kishte raportuar se një ditë para votimit në Kuvend për marrëveshjen e 19 prillit, Mustafën e kishin takuar zyrtarë të ambasadës gjermane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.