ARKATANA

Rexhepi: Jemi gati për zbatimin e marrëveshjes

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se Kosova është gati ta zbatojë planin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në çastin kur ky plan të pranohet nga Beogradi.

“Edhe tani jemi duke u përgatitur, edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar dhe nuk është ratifikuar në Kuvend. Por në çastin që kjo marrëveshje të merr formën e prerë, ne jemi të gatshëm të veprojmë” ka thënë ministri Rexhepi për gazetën “Epoka e Re”.

ARKATANA

Ai ka pranuar se zbatimi i planit të marrëveshjes nuk do të jetë i lehtë dhe do të zgjasë me muaj.
“Kush ka pak njohuri në këtë lëmi, e di se implementimi do të zgjasë me muaj të tërë dhe s’do të jetë proces i lehtë” ka thënë Rexhepi./Indeksonline/