Pak fjalë për raportin e OJQ Anamorava
Nga Shpresa Kurteshi – OJQ – Forumi Qytetar Demokratik Anamorava paska komentuar punën e asamblesë komunale dhe paska dhëne disa rezultate nga monitorimi që sipas tyre e kanë bërë për pesë seanca pune të mbajtura gjatë periudhës Korrik – Dhjetor 2012 , për të treguar se OJQ-ja një fjalë po interesohet dhe po brengoset për mënyrën e funksionimit të KK-Gjilan. Mirë dhe duhet.
Respekt për angazhimin dhe vlerësoj se në një formë apo tjetrën kanë të drejtë në ato që i thonë përfaqësuesit e FQDA.
Por, unë kam pak fjalë ……!
Qytetarëve në të vërtetë u intereson dhe duhet t’ju interesoj puna e Kuvendit, por le të informohen dhe më hollësisht e si punojnë dhe si janë më aktiv në komitete e aktivitete të ndryshme e sidomos femrat përmes Grupit të Grave Këshilltare të Komunës së Gjilanit i cili funksionon mjaft mirë dhe kujtdo që i intereson se a janë aktiv këshilltarët apo jo, le ta përcjell punën e komiteteve, të cilat janë trupa ndihmese te Kuvendit ku këshilltarët në komitetet përkatëse dhe sipas profesionalizmit japin kontributin e tyre që më pas të dilet në Kuvend ( të cilat, realisht disa prej tyre duhet të funksionojnë më mirë për mos të lejuar që Kuvendi të shfrytëzohet si arenë apo fushëbeteje politike siç bëhet në shumicën e rasteve, por të lejohet të punoj ashtu siç në të vërtetë duhet).
Dhe ju fare mirë e dini se mendimet e përgjithshme të Grupeve të Këshilltarëve të partive politike i paraqesin shefat e grupeve te cilët natyrisht që dalin si këshilltarët më aktiv.
Por, qytetar të nderuar, në të vërtetë ngjallë një lloj emocioni të natyrës së vet kur njeriu lexon deklarata të ndryshme e pompoze të cilat nuk paraqesin asgjë tjetër veçse disa ambicie të njerëzve të cilët pretendojnë të tregohen aktiv dhe të dijshëm , por pa ditur se si ta bëjnë atë.
Nëse njerëzit e shohin paraqitje aktive në Kuvend një përshëndetje dhe një urim dhe për ta shfrytëzuar mikrofonin e kuvendit për qërim hesapesh personale dhe të nxirret si përfundim, gjoja se qenka këshilltar aktiv apo anasjelltas?! Jo mirë!
Dhe një fakt tjetër mjaft karakteristik është se nuk kihet parasysh ajo se çka tha, por vetëm a e tha, a foli ( çka do çoftë, s’ka rëndësi! ). Ka plot të tillë e kudo që flasin sa për të thënë se fola, nëse është kështu, atëherë le të kënaqemi me ketë!
Me respekt – Shpresa Kurteshi


