HW

Kthimi në shtëpi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Vjosa Osmani – Pavarësisht se ku na shpien rrugët dhe çfarë vende shohim e përjetojmë, kthimi në shtëpi është gjithnjë i veçantë dhe emocional. Përveç ndjenjës që të jep të qenit në shtëpi, veçantia rritet varësisht nga pritja që e gjen aty. Gjithmonë diçka do të lidhë me një shtëpi në të cilën ke lindur e je rritur, pavarësisht grindjeve e mospajtimeve që mund të kesh me anëtarët e familjes.

Lidhja Demokratike e Kosovës lindi si një familje e madhe, si një shtëpi që kishte vend për të gjithë ata që punonin për vizionin e Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike. E tillë u zhvillua dhe u rrit me anëtarë nga e gjithë Kosova e mërgata, të cilët me dekada e kanë dëshmuar dhe vazhdojnë ta dëshmojnë përkushtimin e tyre për të dhënë gjithçka për të mirën e vendit. Disa ngjarje jo të mira rezultuan me largimin e një pjese të anëtarësisë nga LDK, por ata vazhduan t’i mbesin besnik po të njëjtës filozofi. Ajo periudhë e largimit tashmë ka përfunduar dhe ka ardhur koha për t’u kthyer në shtëpi. 15 Degë të LDD-së u kthyen në LDK, e disa të tjera pritet ta bëjnë këtë së shpejti, duke besuar pikërisht në këto parime dhe duke qenë të bindur se vetëm në LDK ata mund ta jetësojnë vizionin për të cilin kishin punuar pareshtur për vite me radhë.

Krahas qindra të rinjve që po i bashkohen LDK-së, këto ditë në degë të ndryshme anekënd Kosovës, kthimi i kuadrove të përkushtuara paraqet një mundësi për bashkëdyzim të gjakut e ideve të reja me përvojën shumëvjeçare të kuadrove të dëshmuara. Padyshim që qëllimi i përbashkët duhet të na bashkojë edhe më shumë. Filozofia e Presidentit Rugova ende nuk është përmbushur plotësisht. Demokracia në vendin për të cilin ai punoi, është shumë larg realizimit. Keqqeverisja ka katandisur vendin në një rrugë ku përdhoset e shkelet gjithçka që paraqet vlerë demokratike.

ARKATANA

Lidhja Demokratike e Kosovës dëshmoi se ‘lidhja’ që ekziston ndërmjet anëtarëve të saj nuk mund të këputet kurrë, pavarësisht tentimeve të të tjerëve. Ajo është më e fortë se ç’mund të imagjinohet. Është po aq e fortë sa lidhja që secili prej nesh kemi me shtëpitë ku u lindëm e ku u rritëm. Dhe besojmë në njëri-tjetrin po aq sa besohet në anëtarë të familjes. Sepse të tillë jemi. Jemi pjesë e një familjeje, pjesë e një shtëpie, të cilën do të vazhdojmë ta ndërtojmë e forcojmë së bashku. Prandaj, për të gjithë ju që u kthyet: ‘Mirë se Erdhët’, ndërkaq për të tjerët urojmë që sa më shpejtë të ktheheni në shtëpinë e vjetër. Misioni i Presidentit Rugova nuk ka përfunduar, i takon Rugovistëve të bashkuar ta çojnë atë deri në fund.

(Autorja është deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe anëtare e Kryesisë së LDK-së. Ky artikull është shkruar ekskluzivisht për gazetën “Tribuna”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.