UBT

Musmurati: Ikjet e kuadrove nga PDK-ja, raste të izoluara

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Basri Musmurati koordinator për zgjedhjet e brendshme në PDK tha për rajonipress se ikjet e fundit të vet quajtura si kuadro të PDK-së janë raste të izoluara dhe për asnjë moment nuk e dobësojnë këtë subjekt politik. Musmurati mendon se PDK-ja në Gjilan është ende e fort dhe ndodhet në duar të shëndosha.

Basri Musmurati koordinator për zgjedhje brenda PDK-së nuk ndihet i shqetësuar me ikjet e fundit të disa aktivistëve të PDK-së, në subjektet tjera politike, veçmas në AAK.

Madje Musmurati thotë se disa ikje ose aderime në subjektet tjera politike as që mund të llogariten si kuadro të PDK-së. “Unë nuk e di që Salih Mustafa ka qenë ndonjëherë kuadër i PDK-së dhe realisht këta aktivistë që vetën e quajnë edhe si kuadër i PDK-së po e keqpërdorin edhe firmën e PDK-së” ka sqaruar Musmurati.

Fundamenti

Musmurati tha se edhe pse janë vonuar zgjedhjet për kryetar të PDK-së në Gjilan megjithatë PDK atje është e fortë dhe stabile. “Kemi pak telashe të vogla të cilat shpejt do të tejkalohen, por unë nuk them se ka krizë në PDK ose telashe tjera serioze. Thjeshtë janë procese normale të çdo subjekti politik sepse kemi tre katër kandidatë që kanë garuar për të parin e degës së PDK-së dhe ne duhet tu lëmë hapësirë atyre, por edhe kryesisë që të diskutojnë rreth kandidaturave” tha Musmurati.

Musmurati tha se me gjithë këto thyerje të vogla dhe me ndonjë ikje të aktivistëve që për të janë raste individuale dhe të izoluara, PDK-ja në Gjilan vazhdon të mbetet partia më e fort, më serioze dhe më e përkushtuar si ndaj elektoratit ashtu edhe ndaj qytetarëve të saj. “PDK-ja tashmë ndodhet në duar të njerëzve të shëndoshë dhe në duar të sigurta për të fituar edhe një mandat në zgjedhjet lokale” tha Musmurati.

Musmurati gjithashtu ka mohuar zërat se zgjedhja e kryetarit të PDK-së në Gjilan po bëhet me fajin e Thaçit apo të ndikimit nga qendra. “Ne normalisht që konsultohemi edhe me kryetarin e partisë në qendër zotin Thaçi, por ai asnjëherë nuk ka shfaqur apo treguar ndonjë preferencë për asnjërin nga kandidatët “ tha shkurt Musmurati. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.