UBT

Lunaçek: Nuk ka BE për Serbinë, pa njohjen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek vlerëson se marrëveshja e arritur në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel është një hap i madh dhe historik, i cili është i nevojshëm për Kosovën dhe Serbinë, në mënyrë që të dy vendet shkojnë drejt integrimeve evropiane. Por, ajo ka vlerësuar se Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa njohjen e Kosovës.

Lunaçek në një intervistë për Radion gjermane “Deutschlandradio”, të cilën e ka publikuar edhe në profilin e saj në Facebook, ka thënë se “Beogradi, njerëzve të vet, pakicës serbe në veri të Kosovës, duhet t’ua sqarojë se kjo marrëveshje është më e mira për banorët e atjeshëm”, transmetojnë mediat serbe, citon Telegrafi.

Ajo ka thënë se mbështet fillimin e negociatave me Serbinë, por se në fund, para anëtarësimit në BE, Serbia do të jetë e detyruar ta njoh Kosovën.

United Hospital

“Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa njohjen e Kosovës”, ka thënë ajo.

“Askush në BE nuk mund të qëndrojë indiferent, pavarësisht nga qëndrimi që do të ketë ndaj Serbisë apo Kosovës, dhe të lejojë krijimin e një Qiproje të re në Union, sepse ky është testi i një shteti kufijtë e të cilit nuk janë definuar. Diçka të tillë më nuk do të ketë”, ka porositur Lunaçek.

Ajo ka thënë se përafrimi i Kosovës dhe Serbisë me BE-në është mundësia më e mirë që siguron se në tërë rajonin më nuk do të ketë luftëra, apo konflikte të armatosura, dhe njëkohësisht në Kosovë të mbretërojë paqja.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.