Hidromorava

Haradinaj- Kosova ka nevojë për njerëz të devotshëm e të shëndoshë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ramush Haradinaj tha në Gjilan se gjeneratave të reja duhet tu lëmë kushte më të mira dhe po mundohemi që të ndërtojmë një infrastrukturë politike dhe njerëzore të Kosovës. Ne mund të ndërtojmë rrugë e infrastrukturë, por mbi të gjitha duhet të ndërtojmë njerëz të devotshëm, e të shëndoshë. Unë s`kam prituar a ngurruar të bëjë hapa të mëdhenj kur ka qenë në pyetje interesi i Kosovës tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj i shoqëruar edhe nga Ahmet Isufi, Stiven Shuk, Jahja Lluka e Rexhep Kadriu kanë marr pjesë në një ceremoni zyrtare të aderimit të 500 anëtarëve të rinj.

Në këtë tubim të madh nëndega e PDK-së në Malishevë ka kaluar kompletë në AAK (Goditja e dytë për PDK), gjë që bëri që shumë pjesëmarrës të presin me duartrokitje Salih Mustafën deri dje kryetar i nëndegës së PDK-së në Malishevë. Edhe Nazim Hajdarin ish këshilltar komunal i LDK-së ka kaluar zyrtarisht në AAK.

Ndërkaq lideri i AAK-së Ramush Haradinaj para gjilanasve të shumtë tha se për një periudhë kohore s`kemi qenë në nivel të vetvetes. Nuk është faji vetëm i një politikani apo qeverisje, por faji është edhe më gjatë, gati më shumë se 20 vite. Detyra e jonë sot është me ba një shtet në Kosovë që kur ta përshkruan dikush të themi se Kosova është shtet i njerëzve të ndershëm, i njerëzve punëtor. Të gjithë ata që kanë ndërtuar shtet kanë pasur parasysh ndërtimin e një shteti modern dhe me parime të shëndosha.

Haradinaj tha se gjeneratave të reja duhet tu lëmë kushte më të mira dhe po mundohemi që të ndërtojmë një infrastrukturë politike dhe njerëzore të Kosovës. “Ne mund të ndërtojmë rrugë e infrastrukturë, por mbi të gjitha duhet të ndërtojmë njerëz të devotshëm, të shëndoshë. Unë s`kam prituar a ngurruar të bëjë hapa të mëdhenj kur ka qenë në pyetje interesi i Kosovës” tha Haradinaj.

Mobi Casa

Haradinaj tha se vendi ynë ka nevojë për një infrastrukturë politike të ndershme. “Gjatë jemi interesuar dhe kujdesur për Gjilanin dhe tani ju kemi dhënë mundësi që të organizoheni . Në Gjilan duhet 24 orë dritë e zero korrupsion. Në Gjilan për të gjithë ka vend vetëm duhet riorganizim, rigrupim, por me një vetëdije dhe përgjegjësi më të lartë. Qytetarëve tanë duhet tu japim mundësi dhe nga ky kontribut i gjilanasve u jepet mësim dhe përvojë edhe atyre në qendër” tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Gjilani ka influencë në Kosovë dhe është qendër dhe adresë e rëndësishme për zhvillimet politike në Kosovë.

Ahmet Isufi tha se adresë e duhur për gjilanasit është AAK sepse nuk keni mirëqenie, nuk keni investime, sepse Qeveria e ka zhytur në borxhe Gjilanin. Isufi tha se AAK ecë me hapa të sigurt sepse tani në Gjilan AAK ka një strukturë të mirë dhe ka një organizëm që premton ecje pozitive duke e marrë qeverisjen e Gjilanit.”I dimë brengat e juaja dhe pakënaqësitë e juaja të shumta andaj duhet ta ndryshojmë këtë gjendje për të pasur një qeverisje efektive” tha Isufi.

Rexhep Kadriu tha se me AAK në qeverisje Gjilani do të ndihet mirë shpirtërisht dhe ekonomikisht. “Gjilani është lodhur nga kjo pritje e rëndë ku me vite nuk ka a investime. Edhe pse Gjilani kufizohet me Kosovën Lindore dhe Maqedoninë ne jemi Komuna më e varfër sa i përket investimeve kapitale. Qeveria e Kosovës e ka injoruar Gjilanin edhe pse ne paguajmë shumë edhe në tatime edhe në taksa” tha Kadriu.

Kadriu tha se Gjilani ka nevojë për një njeri ambicioz. Ne kemi program dhe kemi koncept për ta ndërtuar e zhvilluar Gjilanin. “Kohëve të fundit AAK po rritet vazhdimisht sepse kemi aderime të shumta dhe njerëz të rinj e kreativ tha Kadriu./rajonipreëss/

Mund të ju interesoj: