UBT

Gjykata e Apelit në Prishtinë vendos për rastin e Blerta Halimit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kreu i Gjykatës Themelore në Gjilan Zyhdi Haziri tha për rajonipress se ka një muaj që rasti i Blerta Halimit është marrë për shqyrtim nga Gjykata e Apelit në Prishtinë. Prindi i Blertës, Enver Halimi thotë se i ka humbur të gjitha shpresat tek sistemi gjyqësor.

Rasti i Blerta Halimit nxënëses së Gjimnazit “Zenel Hajdini” e cila pas aksidentit ka mbetur e palëvizshme në shtëpi, pas protestës së fundit në përkrahje të rastit të saj, ka filluar të merret me prioritet nga Gjykata e Gjilanit.

Kreu i Gjykatës Themelore në Gjilan Zyhdi Haziri tha për rajonipress se ka një muaj që rasti i Blerta Halimit është marrë për shqyrtim nga Gjykata e Apelit në Prishtinë.

”Unë e kam takuar delegacionin e protestuesve të Gjimnazit “Zenel Hajdini” dhe u kam shpjeguar procedurën gjyqësore. Pas Gjykatës së Apelit i mbetet të vendos pastaj edhe Gjykata Supreme e Kosovës. Ne i kemi dhënë prioritet kësaj lënde pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së rastit” tha Haziri.

United Hospital

Prindi i Blertës, Enver Halimi(në foto) thotë se i ka humbur të gjitha shpresat tek sistemi gjyqësor. “I vetmi institucion që na është përgjigjur deri tani është Ombudspersoni i Kosovës. Unë nuk e di se çfarë duhet të bëjë që Blerta të trajtohet si duhet. Vajza që nga 23 nëntori 2011 është e palëvizshme dhe në shtrat e lidhur dhe nën kujdestarin e familjes. Gjykata e Gjilanit na ka fyer dhe poshtëruar dhe kjo ishte arsyeja që reaguan edhe të tjerët. Unë nuk do të heq dorë nga e drejta që rasti i Blertës të sqarohet deri në fund” tha Halimi.

Halimi thotë se nëse është nevoja do të kërkojë ndihmë edhe nga EULEX-i dhe nga të gjitha ambasadat e huaja në Prishtinë. “Rasti i Blertës është për tu studiuar nga studiues e njohës të fushës juridike. Është vërtet një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe do të bëjë të pamundurën që rastin ta dërgojmë edhe në Gjykatën Supreme edhe në Gjykatën Kushtetuese” thotë ai.

Sipas tij mbi 8 muaj Blerta ka qëndruar në mjekim intensiv kurse mbi katër muaj në gjendje kome. “Jemi ankuar në të gjitha instancat edhe gjyqësore edhe për të drejtat e njeriut, por gajdja nuk po ndryshon. Kërkoj drejtësi dhe që rasti të rihetohet dhe rishikohet” tha ai.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.