Eko Higjiena

PDK-ja në Gjilan nisë të merr “teposhtëzen”

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Halil Shala kryetar i nëndegës në fshatin Ponesh dhe anëtar i Këshillit të degës së PDK-së në Gjilan ka dhënë dorëheqje siç ka thënë ai për shkak të injorimit që po u bëhet aktivistëve të saj.

“Është e rëndë kur sheh nëpërkëmbjen e mundin e aktivistëve nga struktura komunale gjegjësisht udhëheqëse e PDK-se, poashtu është i padurueshëm injorimi dhe torturimi nga udhëheqësit e tyre në vazhdimësi që nga ardhja e partisë në pushtet”. Kështu e nisë letrën e dorëheqjes drejtuar kryesisë së PDK-së, Halil Shala.

Shala ka thënë se përfitues në PDK ishin vetëm disa individ me klanet dhe jaranët e tyre e shpeshherë edhe jashtë partisë me farefisin dhe akraballëkun e tyre.
“Krijimi i krizave në parti nga dy-tre individ, të cilët krizat e vetëkrijuara i kanë shfrytëzuar për përfitime personale, kurse strukturat vartëse i kanë injoruar deri në mohim”.

Sipas Shalës procesi i zgjedhjeve në degën e PDK-së në Gjilan është shfrytëzuar nga disa individ apo klane për mbjelljen e një fryme të keqe dhe lirisht mund të them kundërmuese brenda partisë.

“Është shpenzuar energji e tepruar e cila ka prodhuar efekte negative brenda saj dhe kjo tregon se procesi zgjedhor që nga fillimi e deri me tani ka devijuar apo i është përshtatur interesave të individëve të caktuar dhe klaneve të tyre, duke mos respektuar as rregulloren as statutin, deri më tani pas shtatë muaj e më tepër nuk është përmbyll procesi zgjedhor në degë, kjo tregon se edhe pas sa kohësh individët e caktuar janë duke mbajtur peng procesin zgjedhor dhe e kanë pushu aktivitetin e tyre tërësisht në teren vetëm e vetëm duke u marrë me pozitën e tyre personale-postin e kryetarit të degës në Gjilan”.

Uji Dea

Tani PDK mund të goditet edhe nga këto zgjedhje partiake, ngase me këto zgjedhje fiton njeri krah dhe humb tjetri , por gjithsesi partia do të goditet e hyn në rrezik të madh që të humb edhe pushtetin, krejt kjo falë dy tre njerëzve të kreut të saj shton Shala.

Sipas tij kjo frymë e keqe dhe veti egoiste, degën në Gjilan e ka percjell në çdo periudhë vjetore e cila ka sjell efekte negative dhe për këtë fenomen kanë munguar investimet dhe mospërfillja e duhur nga qendra. “Gjilani nuk e meriton që i tërë rajoni të mbetet peng i këtyre personave (udhëheqës ) të cilët po e përdorin (keqpërdorin) mundin e shumicës së votueseve dhe aktivistëve fanatik të partisë. Prandaj me shumë dhembje nga këto marifetllëqe dhe ndjenja e përgjegjësisë ndaj elektoratit për të cilin kam respekt jam i detyruar të jap dorëheqje të pakthyeshme nga posti i kryetarit të nëndegës së PDK-së në Ponesh dhe nga anëtari i Këshillit të degës në Gjilan” ka thënë ndër të tjera Shala.

Shefik Surdulli koordinator për zgjedhje dhe anëtar i kryesisë së degës në Gjilan i kontaktuar nga rajonipress tha se Shala nuk ka sjellur kurrfarë dorëheqje në kryesinë e PDK-së. “Realisht ai dorëheqjen duhet t`ia ofrojë nëndegës së tij dhe Këshillit drejtues. Kurse për akuzat që ka bërë Shala njëherë nuk mund të komentojë asgjë”tha shkurt Surdulli.

Surdulli tha se cilado dorëheqje nga strukturat e PDK-së në Gjilan, nga kushdoqoftë, përmes medieve pa e diskutuar e shqyrtuar në organet përkatëse të partisë, ato që ia kanë dhënë besimin, është joserioze.”Ikjet e paralajmëruara nga PDK natyrisht që nuk janë për buzëqeshje…! Zvarritjet rreth zgjedhjes së kryetarit të degës kanë krijuar pakënaqësi dhe huti tek anëtarësia dhe aktivistët e PDK-së “tha Surdulli.

Surdulli thotë se shpresojmë që kjo nuk do të zgjasë shuam dhe do të mbyllet në tërësi ky proces në degën e Gjilanit.”PDK është subjekti politik më i përgjegjshëm dhe më serioz deri tash në Gjilan dhe s`do mend se këtë epitet do ta mbaj edhe gjatë kohë. Zgjedhjet në Gjilan nuk ka kush ti fitojë tjetër pos PDK-së, për shkak se ky mandat qeverisës nga PDK e ka dëshmuar dhe është garanci për fitore tjera” tha Surdulli koordinator për zgjedhje dhe anëtar i kryesisë së degës./rajonipress/

Mund të ju interesoj: