ARKATANA

Pensionistët e Gjilanit sërish e zgjedhin Januz Eminin për kryetar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Kuvendin Zgjedhor të Organizatës Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës (OKPIP) , delegatët e këtij Kuvendi e kanë zgjedhur edhe për një mandat për kryetar Januz Eminin dhe sekretar Ilaz Kryeziun.

Delegatët e Kuvendit zgjedhor të OKPIP pasi kanë aprovuar raportin e punës dhe pasi kanë folur mbi problemet dhe sfidat që kanë pasur pensionistët gjilanas, me shumicë votash edhe për një mandat e kanë zgjedhur Januz Eminin për kryetar dhe Ilaz Kryeizun për sekretar.

Kuvendin e pensionistëve e ka përshëndetur edhe Qemajl Mustafa i cili tha se pensionistët gëzojnë mbështetjen e institucioneve komunale dhe me mundësit e tona jemi përpjekur që t`i dalim në ndihmë kësaj kategorie tha Mustafa.

Mustafa tha se pensionistët realisht kanë merituar më shumë sepse falë kontributit të tyre ne jemi sot edhe më të fuqishëm edhe si shtet edhe si shoqëri.

Ndërkaq Januz Emini kryetar i Pensionistëve gjilanas tha se për këto katër vite të një mandati kanë pasur sfida të shumta.”Ne jemi përpjekur që të krijojmë kushte për 2029 pensionist, invalidë dhe familjar.

Fundamenti

Emini tha se në kuadër të aktiviteteve të shumta janë organizuar edhe vizita në Shqipëri, pastaj pushime në Durrës e Velipojë si dhe në mënyrë të organizuar pensionistët kanë vizituar komplekset e rëndësishme historike.

Emini ka falënderuar për përkrahje e mbështetje Qemajl Mustafën dhe strukturat tjera komunale. Megjithatë Emini tha se përkundër përkrahjes institucionale në nivel lokal, në nivel qendror kjo shtresë ende nuk e gëzon përkrahjen e duhur.

Ndryshe Januz Emini i zgjedhur edhe për një mandat tha se do të vazhdojë të lobojë për interesat e pensionistëve duke kërkuar më shumë përmirësim të kushteve për ta.

Ndryshe në OKPIP ka të regjistruar edhe 19 serb, 8 turq, 9 rom dhe 21 boshnjak./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.