ARKATANA

Krasniqi: Kemi njerëz të fuqishëm që janë mbi ligjin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi mendon se në Kosovë ka mungesë të elitave politike, dhe si rrjedhojë e kësaj po lulëzon krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Krasniqi në një intervistë për Kosova sot, ka thënë se viteve të fundit, korrupsioni nuk ka të ndalur, dhe se drejtësia nuk po merret fare më korrupsionin.

“Kosova e ka një problem shtesë, e që është mungesa e elitave politike. Kudo që ka mungesë të elitave politike, ka shumë krim të organizuar, ka shumë paligjshmëri dhe kjo e dëmton zhvillimin e vendit. Gjatë viteve të fundit kemi dëgjuar për afera të ndryshme, që kanë ndodhur neper institucionet e ndryshme, dhe reagimi i institucioneve të drejtësisë ka qenë nën çdo nivel. Kjo të lë hapsit për të kuptuar se ekzistojnë njerëz të fuqishëm që nuk i kap ligji, dhe ligji nuk merret me ta”, ka thënë Krasniqi.

ARKATANA

Krasniqi nuk ka folur me ermë konkret, se kush, sipas tij janë njerëzit e fuqishëm.

“Unë, këtu nuk dua të flas me emra, por në Kosovë dihet se gjatë këtyre 14 vjetëve ka pasur lloje të ndryshme të krimeve të organizuara, sidomos të sferës ekonomike, por edhe politike. Për të gjitha këto, ndonëse edhe mediet kanë shkruar, ne s’e kemi pare veprimin e njerëzve që janë përgjegjës të sistemit të drejtësisë”. /Indeksonline/