Eko Higjiena

Plani i zbatimit nënshkruhet nga Thaçi dhe Daçiq

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Planin e zbatimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë do ta nënshkruajnë dy kryeministrat së bashku me marrëveshjen për normalizimin e raporteve, ndërsa nënshkrimin në këto dy dokumente do e vejë edhe ndërmjetësja e dialogut Prishtinë – Beograd, baronesha Catherine Ashton.

Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili kryeson me delegacionin e Prishtinës në takimet që po zhvillohet në lidhje me implementimin e marrëveshjes Thaçi-Daçiq, transmeton Rtk.

Si Prishtina ashtu dhe Beogradi sot kanë prezantuar planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës e Serbisë të arritur të premten e kaluar në mes të kryeministrit kosovar, Hashim Thaçit dhe homologut serb, Ivica Daçiq.

Sipas kryesuesit të delegacionit kosovar, Hajredin Kuçi pritet përafrimi i qëndrimeve të dyja palëve deri nesër në mënyrë që të procedohet tutje me planet për ceremoninë formale të nënshkrimit.

Eco Higjiena

Sipas tij, duket se ka nevojë për presionin më të madh ndërkombëtar ndaj palës serbe për implementim të marrëveshjes së arritur. Marrëveshja e së premtes në Bruksel u cilësua si historike dhe e njëjta hapë dyert për procese të integrimeve evropiane për të dyja shtetet.

Sidoqoftë, vendet anëtare të Bashkimit Evopian konsiderojnë se çështja e zbatimit është shumë më e rëndësishme andaj edhe vëmendje e posaçme në të ardhmen do i kushtohet këtij procesi.

Nuk përjashtohet mundësia që gjatë negociatave të anëtarësimit në mes të Serbisë dhe BE-së, çështja e zbatimit të kësaj marrëveshje të jetë edhe formalisht ndër kushtet kryesore të cilat Brukseli do ia shtrojë Beogradit zyrtar./Indeksonline/