Fundamenti

Ministrit Agani i kërkohet Ligji për sigurimin shëndetësor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Me 31 vota për, 18 kundër dhe 2 abstenime deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar mocionin e propozuar nga deputetja e AAK-së Time Kadriaj dhe grupi nënshkrues, me të cilin i kërkohej ministrit të Shëndetësisë që në të ardhmen të zbatojë vendimet e Këshillit Pavarur Mbikëqyrës lidhur me konkursin e drejtorëve të QKUK-së dhe zyrtarët e lartë në MSH përkatësisht specializantët.

Pika 2 e këtij mocioni, siç raporton KTV, kërkon që ministri Agani sa më shpejt të nxjerrë në Kuvend Ligjin për sigurime shëndetësore. Pika 3 kërkon që MSH-ja të respektojë Ligjin për menaxhimin e financave publike sidomos kur është fjala për procedurat e tenderimit.

Ky mocion kërkon gjithashtu që në seanca e rregullta të raportohet për sistemin e informimit shëndetësor në Kosovë, gjendjen në planifikimin e kuadrove, gjendjen në sistemin shëndetësor primar, sekondar dhe terciar, gjendjen e Agjencionit të Produkteve Medicianale të Barnave. Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani kundërshtoi pikat 1 dhe 3 duke thënë se këto pika janë në kundërshtim me Ligjin për shëndetësinë.

Uji Dea

Interpelanca e sotme e ministrit Aganit me deputetët ka përfunduar me një sërë akuzash drejtuar Aganit, i cili u akuzua për keqmenaxhim, korrupsion dhe mungesë të barnave.

Agani më së shumit ka marrë kritika nga LDK-ja dhe VV-ja, e kjo e fundit ka kërkuar edhe dorëheqjen e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.