Fundamenti

AKR në Gjilan, përmbyll suksesshëm procesin zgjedhor nëpër nëndegë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Aleanca Kosova e Re (AKR) dega në Gjilan, mbrëmë ka mbajtur kuvendin e fundit zgjedhor të nëndegës, me çka ka përmbyllur suksesshëm ciklin e kuvendeve zgjedhore të të gjitha nëndegëve tha Arben Dubova.

Arben Dubova sekretar i degës së AKR-së tha se ashtu siç ishte planifikuar janë mbajtur gjithsej 36 kuvende zgjedhore në 36 nëndegë, prej nga kanë dalur struktura të reja të kryesive të nëndegëve.

“Deri më tani janë përfshirë në tërë procesin zgjedhor afërsisht rreth 3000 anëtarë (delegat) të kuvendeve nëpër nëndegë, çka tregon se ka një interesim të madh të qytetarëve për AKR – në. Gatishmëria e tyre për t `iu bashkuar AKR-së është një tregues i mirë dhe mjaft shpresëdhënës se AKR do të shënojë ngritje të madhe në zgjedhjet e ardhshme të cilat pritet të organizohen në vjeshtën e këtij viti” mendon Dubova.

Sipas Dubovës me përfundimin e kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë, dega e AKR-së tani ka hyrë në fazën e përgatitjeve organizative dhe teknike për kuvendin e degës, i cili planifikohet të mbahet rreth datave 4 ose 5 Maj.

FIDANISHTJA

“Nga ky kuvend gjithashtu pritet që të dalin struktura të reja drejtuese të degës të cilat do të jenë bartëse kryesore të aktiviteteve në degë. Bazuar në statutin e partisë kuvendi i degës me vota të drejtpërdrejta zgjedh kryetarin e degës, kryesinë e degës dhe delegatët të cilët do ta përfaqësojnë degën në kuvendin qendror të AKR-së” tha Dubova.

Sipas tij Këshilli drejtues i degës sipas statutit përbëhet nga kryetarët e nëndegëve dhe kryesia e degës, çka nënkupton se aktualisht pothuajse rreth 2/3 e këshillit drejtues tani më veç është konsoliduar, pasi që kemi 36 kryetar të nëndegëve të zgjedhur dhe të cilët janë pjesë e këshillit drejtues. “Me zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë në kuvendin e degës, kompletohet edhe këshilli drejtues i degës duke shënuar kështu konsolidimin e plotë të organeve drejtuese. Menjëherë pas kuvendit të degës, pritet të organizohet edhe konsolidimi i forumit rinor dhe atij të gruas, proces ky i cili do ta pason kuvendin e degës”.

Duke folur për synimet e AKR-së Dubova tha se me një strukturë të mirë, të ngritur profesionalisht dhe të përkushtuar për partinë, ta zgjerojmë anëtarësinë tonë duke pretenduar shtrirje në çdo familje dhe me programin tonë ta fitojmë besimin e tyre për ta qeverisur komunën në mandatin e ardhshëm. “Këtë do ta bëjmë duke iu referuar sukseseve tona në qeverisjen komunale dhe përkushtimit të liderit tonë Behgjet Pacollit për Gjilanin dhe Anamoravën, i cili ka treguar interesim të veçantë për këtë rajon. Duhet theksuar se në degën e AKR-së është duke u zhvilluar një garë e fortë për kreun e degës dhe kandidaturat e shpallura në fillim të procesit zgjedhor kanë bërë që numri i të interesuarve për AKR të jetë i madh”.

Kjo dëshmon për mbizotërim të frymës liberale në AKR dhe respektim të rregullave të demokracisë që nënkupton se pas një gare demokratike dhe pa as më të voglën ndërhyrje nga qendra, do të dalin struktura të reja udhëheqëse të degës si rezultat i tërë procesit zgjedhor. Ne shpresojmë fuqishëm dhe jemi të bindur se edhe kuvendi i degës do t`i zhvillojë punimet në frymën e liberal-demokracisë duke shënuar kështu përmbylljen e një procesi tejet të rëndësishëm për degën e AK-së në Gjilan tha Dubova./rajonipress/

Mund të ju interesoj: