Fundamenti

MPB-ja përcjellë implementimin e udhëzimeve administrative në Artanë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri së bashku me Nënkryetarin Driton Abdyli pritën në takim të mërkurën Imer Thaçin shef i sektorit për siguri në bashkësi nga Ministria e Punëve të Brendshme me bashkëpunëtorët e tij.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të bëhet prezantimi i pyetësorit i cili ka dalë nga grupi drejtues në Sektorin për Siguri në Bashkësi nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku ky pyetësor kishte të bëjë me Udhëzimin Administrativ se sa është duke u implementuar në Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi.

Imer Thaçi e përgëzoi komunën për punën që është bërë deri tani me KKSB-në. Ai tha se unë kam qenë i ftuar në takimet e juaja dhe ju si komunë jeni për çdo lëvdatë sepse duke i marrë parasysh rrethanat që janë në komunën tuaj si komunë me komunitete e keni më vështirë se sa komunat e tjera. Ne sot bashkërisht do të kyçemi në punën tuaj lidhur më KKSB-në në bazë të pyetësorit theksoi Thaçi.

Uji Dea

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri tha se KKSB-ja është i themeluar në komunën tonë, dhe ekziston vendimi për themelimin e KKSB-së nga ana e Kuvendit Komunal, po ashtu është përbërja në bazë të ligjit administrativ, qysh janë kërkuar me udhëzim administrativ jemi duke ju përmbajtur. Vështirësi kemi pasur vetëm tek përcaktimi i përfaqësuesve të komuniteteve, mirëpo ne jemi duke i themeluar këshillat lokale në fshatra, dhe pas zgjedhjes së këtyre këshillave do ta kemi shumë më lehtë.

Ymeri ka thënë se në komunën tonë mbahen takime të rregullta sipas udhëzimit administrativ, gjitha materialet qysh nga takimi i parë janë të arkivuara po ashtu në ëbfaqën komunale bëhet njoftimi për çdo takim tha Ymeri .

Në këtë takim pati edhe diskutime tjera nga të pranishmit të cilat u diskutuan dhe mbetën të shqyrtohen në ditët në vijim nga ana e Komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj: