ARKATANA

Kurteshi: Korrupsion enorm në Komunën e Gjilanit

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Përveç shkeljeve të mëdha gjatë dhënies së tenderëve siç është korrupsioni enorm që në disa raste e kalon 50 % të projektit, kryerja e punëve pa projekt, dhënia e punëve pa tenderë, lënia e punëve për gjysmë, kualiteti shumë i dobët i punëve, e malverzime të tjera në komunën e Gjilanit, po ndodh që projektet për të cilat janë të evidentuara si të përfunduara dhe për të cilat ekzistojnë evidenca se janë dhënë qindra – mija euro, të mos kenë filluar fare ka thënë Ismajl Kurteshi.

Sipas Kurteshit në dokumentin zyrtar të komunës së Gjilanit, të publikuar më 12. 03. 2012, “Gjilan Investimet Kapitale 2008 – 2011” në faqen 10, raporti për vitin 2010, numri rendor 6 thuhet: “Asfaltimi i rrugëve në fshatin Malishevë (Lagja e Muhaxhirëve), gjatësia 2535 metra, vlera e projektit 405.215 euro.

“E kemi thënë edhe më parë, se është konstatuar dhe ekzistojnë argumentet se trashësia e asfaltit në rrugën e Gjinollëve në qytet është një centimetër. Kur nga zyra e prokurimit e kemi kërkuar projektin për këtë rrugë, zyra e prokurimit me shkrim na është përgjigjur se nuk kanë projekt për këtë rrugë. Njëri nga shumë projektet e dhëna pa kurrfarë procedure është edhe ai i dhënies së parkingjeve publike nga ana e Kryetarit të Komunës. Duke e pasur parasysh se evidenca në lidhje me investimet ose edhe përfundimin e projekteve me situatën në terren është në shpërputhje të madhe, e ftojmë Auditorin e Përgjithshëm që dokumentet e komunës t’i krahasojë me gjendjen në terren para se të nxjerrë përfundime nga dokumentet që nuk janë të besueshme për ata që e njohin terrenin” ka shtuar Kurteshi.

Kurteshi ndërkaq e ka mirëpritur vendimin e Kuvendit Komunal, për heqjen e kushtëzimeve, por ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i paguajnë obligimet e tyre ndaj këtyre ndërmarrjeve dhe kërkon përgjegjësi ndaj atyre që e kanë marrë dhe e kanë jetësuar këtë vendim antiligjor.

Ndërsa Nevzat Isufi ka thënë se asnjë preferencë e kujtdo qoftë ajo, pra edhe e kryetarit të komunës, nuk mund ta zëvendësojë ligjin. “Kësti i parë i tatimit në pronë, paguhet deri më 30 qershor, ndërsa kësti i dytë është 31 dhjetori, pra në fund të vitit. Në faqen kryesore të departamentit të tatimit në pronë të dhënat janë të vjetruara dhe aty ku parashihet të prezantohen planifikimi dhe realizimi i projekteve vjetore të komunave si për shumë komuna edhe për komunën e Gjilanit, shkruan se kjo komunë nuk i ka raportuar investimet e planifikuara për vitin 2012 dhe projektet të realizuara për vitin 2011” ka thënë Isufi.

Uji Dea

Isufi ka shtuar se aty mund të shihen vetëm investimet e planifikuara të 2011-tës që do të duhej realizuar brenda këtij viti e që përfshinë një shumë rreth 1 milion e 300 mijë ku përfshihet edhe Sahat Kulla, për të cilën ju e shihni se si është realizuar.”E gjithë kjo flet për një mungesë transparence në informimin e qytetarëve, si në nivelin qendror, por edhe në atë lokal. Mbi të gjitha, qytetarët në radhë të parë do të duhej bindur nëse ka të tillë që ende nuk e kanë kuptuar nevojën e pagimit të tatimit në pronë, e mënyra më e mirë për t’i bindur ata është shfrytëzimi racional i buxhetit të tyre, ndërsa komuna jonë me keqmenaxhimin e buxhetit, e ka humbur këtë të drejtë, prandaj ajo ka zgjedhur masën e fundit, atë të presionit e të paralajmërimit të pagimit të detyruar siç parasheh neni 18 i Ligjit mbi tatimin në pronë” ka thënë ai

Isufi ka thënë se qytetarët duhet t’i shfrytëzojnë të drejtat që të ankohen për parregullsitë ose gabimet që bëhen me caktimin e shumës në pagesën e tatimit në pronë, në të gjitha instancat.

“Ndërsa komuna duhet të lë paragjykimet ndaj tatimpaguesve, kushtëzimet siç ka ndodhur deri më tash, e tash të bëjë një kushtëzim tjetër, siç duket komuna jonë i ka shumë në qejf kushtëzimet dhe nuk mundet pa to, ndërsa qytetarët të shfrytëzojnë të drejtat e tyre ligjore, por edhe obligimet të kryhen me ndërgjegje, por pa presion. Komuna po ashtu do të duhej që të shlyejë borxhet ndaj qytetarëve, qofshin ata persona fizik dhe juridikë, dhe vetëm atëherë të kërkojë nga ta të kryejnë obligimet tatimore” ka thënë Isufi.

Sipas tij gjobat dhe kushtëzimet mund të zbatohen vetëm pas kalimit të afatit ligjor për pagimin e kësteve, e natyrisht edhe pas vërejtjeve me shkrim, të cilat paanshëm, para se të pasojnë bllokimet xhirollogarive e konfiskimet e tyre. “Është e dukshme intenca që para zgjedhjeve lokale institucionet financiare të komunës të dalin me një buxhet sa më të konsoliduar për t’i financuar aktivitetet e tyre gjatë fushatës parazgjedhore, pavarësisht formave jo të drejta të presionit të qytetarëve, siç janë kushtëzimet” ka nënvizuar Isufi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: