Musmurati: Do të përkrahen komunat në realizimin e projekteve
Gjilan – Zëvendësministri i pushtetit lokal, Basri Musmurati, pasi ka përgëzuar komunat për angazhimin e tyre në realizimin e aktiviteteve që parashihen në kuadër të partneritetit me projektin LOGOS, ka thënë se Ministria e Pushtetit Lokal do të bashkëpunoi me projektin LOGOS që t`i përkrahë komunat në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme që parashihen në kuadër të bashkëpunimit me projektin LOGOS.
Në Kllokot të martën, është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Drejtues të projektit për qeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, i cili implimentohet nga “Helvetas Intercooperation” dhe financohet nga qeveria zvicerane.
Në këtë takim krahas udhëheqësve të nëntë komunave partnere të projektit LOGOS ( Kaçanik, Kllokot, Kamenicë, Novobërdë, Viti, Han i Elezit, Ranillug, Partesh dhe Shtërpce), prezantuan edhe drejtori i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Markus Baechler si dhe zëvendësministri i pushtetit lokal Basri Musmurati.
Në takimin e këshillit drejtues të projektit për qeverisje lokale dhe decentralizim, LOGOS, u tha se ka ofruar mbështetje e qeverisë zvicerane edhe në të ardhmen për komunat partnere të këtij projekti .
Zëvendësministri i pushtetit lokal, Basri Musmurati, pasi ka përgëzuar komunat për angazhimin e tyre në realizimin e aktiviteteve që parashihen në kuadër të partneritetit me projektin LOGOS, ka thënë se Ministria e Pushtetit Lokal do të bashkëpunoi me projektin LOGOS që t`i përkrahë komunat në realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme që parashihen në kuadër të bashkëpunimit me projektin LOGOS.
Ai ka theksuar se komunat partnere të këtij projekti duhet të angazhohen më tepër në përgatitjen e projekteve të ndryshme, pasi qeveria zvicerane do të vazhdoi mbështetjen për këto komuna edhe në të ardhmen.
Ndërsa drejtori i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Markus Baechler, është shprehur se në kuadër të strategjisë 2013 -2016, për mbështetje të komunave të Kosovës, parashihet realizmi i projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurimin e ujit për pije, mbështetje të zyrave për mërgimtarë si dhe projekte për zhvillim ekonomik.
Ndërsa, koordinatori i projektit LOGOS, Norbert Pijls, ka thënë se ky projekt ka ndihmuar komunat në planifikimin strategjik, financa publike, të hyra vetanake, menaxhim të mbeturinave, barazi gjinore, fond investiv dhe administratë komunale.
Edhe Kryetari i Kllokotit, Sasha Mirkoviq si mikpritës i takimit, ka thënë se mbështetja që projekti LOGOS i ka dhenë kësaj komune ka një rëndësi të madhe për realizimin e projekteve të ndryshme të infrastrukturës si dhe ngritje të kapaciteteve. “Falë mbështetjes së projektit LOGOS, në Komunën e Kllokotit, janë realizuar projektet si ai për rregullimin e trotuarit dhe shtratit të përroskës që përshkon Kllokotin, pastaj projektet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, zyrën e informimit , planin urban etj.”, ka thënë Mirkoviq./rajonipress/


