UBT

Surdulli marrëveshje me Komisionin Evropian për shkollën e Rogaçicës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, të martën ka mirëpritur Lumnije Aliun, përfaqësuese nga Kompania mbikëqyrëse e Komisionit Evropian. Kreu komunal ka bërë nënshkrimin e memorandumit për projektin – Ndërtimi i shkollës së mesme në Rogaçicë, i cili projekt bëhet ndërmjet Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Kamenicës.

Synimi i memorandumit të mirëkuptimit- krijimi i një platforme për bashkëpunim të ngushtë dhe efikas ndërmjet zyrës së Bashkimit Evropian, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Kamenicës, gjatë zbatimit të projektit “ Kamenicë- Ndërtimi i shkollës së mesme në Rogaçicë”.

Qëllimi i projektit- Lokacioni i ndërtesës së shkollës është në zonën rurale . Aty është një godinë ekzistuese shkollore e cila shërben si shkollë 12 vjeçare, prandaj kjo shkollë është e mbingarkuar dhe procesi i mësimit është duke u mbajtur në tri ndërrime.

FIDANISHTJA

Nevoja për shkollën e mesme është më shumë se e nevojshme. Me këtë rast do të lirohet shkolla fillore duke rritur komoditetin e arsimit. Ndërtesa e shkollës do të jetë e vendosur në afërsi të shkollës fillore, por me qasje të kundërt nga rruga dytësore për të shmangur mbipopullimit në hyrje. Shkolla e re do të sigurojë mjedise dhe hapësira më të mira të arsimit, duke përfshirë gjimnazin të shoqëruar me hapësira të tjera ka thënë Shaip Surdulli.

Në memorandum janë edhe obligimet e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, obligimet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe obligimet e Komunës së Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj: