Fundamenti

LDK braktisë seancën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Propozim-vendimi për kompensimin e dëmeve të shkaktuara përgjatë punimeve në lumin Mirusha, në vlerë mbi 26 mijë euro, ishte pika që shkaktoi tensione në Kuvend Komunal dhe rezultoi me braktisjen e seancës nga opozita (LDK) dhe pastaj ndërprerjen e saj nga kryesuesi i Kuvendit Komunal.

Arben Mehmeti (LDK) kërkoi që kjo çështje të shtyhet për seancën e radhës, meqë sipas tij, mungon një raport më i hollësishëm. Sokol Haziri (AAK), po ashtu parti opozitare, tha se vendimi duhet të votohet që të mos ketë vonesa tjera në këtë projekt. Edhe Elisah Ymeri (PDK) tha se obligimet ndaj qytetarëve duhet të kryhen sa më parë, njësoj sikurse u shpreh edhe Arben Maliqi (AKR).

Riad Rashiti, drejtor për Zhvillim Ekonomik, i cili e arsyetoi propozimin, ka thënë se dokumentacioni është i kompletuar. Komisioni profesional e ka bërë vlerësimin, ekzistojnë foto nga vendi i ngjarjen, ekzistojnë edhe marrëveshjet me pronarë dhe tani duhet që Kuvendi ta miratojë këtë vendim, në mënyrë që të bëhet kompensimi i dëmeve që janë shkaktuar gjatë punimeve në projektin e lumit Mirusha.

UBT

Meqë propozimi i opozitës (LDK) për shtyrje të kësaj pike, që mori përkrahje edhe nga kryetari i Komunës, nuk hasi në mbështetje të Kuvendit Komunal, këshilltarët e këtij subjekti e lëshuan sallën dhe kjo bëri që kryesuesi Izmi Zeka ta ndërprerë krejtësisht seancën.

Në rend dite për miratim në këtë seancë kishte mbetur vetëm edhe plani rregullues për lagjen “Arbëria 1”, që me siguri do të procedohet në seancën e ardhshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.