Mobi Casa

Inaugurohet dhoma për strehim të përkohshëm të viktimave nga dhuna në familje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi pas identifikimit të problemeve qe ballafaqohen qytetarët në komunën e Vitisë, ka konstatuar se një nga problemet më të theksuara është dhuna në familje.

Duke e parë si shumë të domosdoshme që viktimat e kësaj dhune të ndihen më të sigurt, ky ekip në bashkëpunim me institucionet tjera kanë inauguruar të martën një dhomë e cila do të shërbej për strehimin e përkohshëm të personave që janë viktima të dhunës në familje. Kjo dhomë e cila që nga sot do të jetë në shërbim, është në Stacionin e Policisë në Viti.

“Duke e parë si shumë të domosdoshme që personat të cilët janë viktima të dhunës në familje, të ndihen më të sigurt për një strehim të përkohshëm, ne si Ekip Veprues për Siguri në Bashkësi, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë në Viti, konkretisht me komandantin e këtij stacioni, arritëm ta sigurojmë një dhomë në objektin e këtij stacioni”, tha Imri Emërllahu, koordinator i këtij Ekipi.

Fundamenti

Ai ka falënderuar Institucionet komunale , konkretisht kryetarin e komunës Nexhmedin Arifi për mbështetjen e këtij projekti që ka qenë shumë i domosdoshëm.

Edhe komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Remzi Ademi , u shpreh se dhoma e cila u inaugurua sot e që i dedikohet personave që janë viktima të dhunës, do të lehtësoj në masë problemin e qëndrimit të këtyre personave, të cilët deri më tani janë detyruar t`i mbajnë përkohësisht nëpër zyre. “Projekti është dashur të realizohet edhe më herët, mirëpo megjithatë ka qenë domosdoshmëri që të realizohet”, tha ai. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.