ARKATANA

KQZ-ja shpenzon 18 mijë euro për “trip” në Shqipëri

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është treguar dorëlirë me paratë e buxhetit të shtetit. As ky institucion nuk i ka shpëtuar “zanatit”, të institucioneve tjera të cilat shpenzojnë shuma të mëdha parash jashtë Kosovës, me arsyetimin se po punojnë për hartimin e planit të punës.

Anëtarët e KQZ-së për vetëm tri ditë qëndrimi në Shqipëri, kanë harxhuar rreth 18 mijë euro, 10 mijë prej të cilave kanë shkuar për mëditje. Në një raport të shpenzimeve gjatë muajit shkurt të këtij viti, të cilin e ka siguruar gazeta, figuron udhëtimi i anëtarëve të Komisionit për në Tiranë.

ARKATANA

Qëllimi i udhëtimit është arsyetuar në raportin e shpenzimeve me hartimin e planit strategjik të KQZ-së për vitin 2013-2015, si dhe hartimi i planit të punës. 28 persona sa kanë marrë pjesë në këtë punëtori, kanë qëndruar në Tiranë nga data 29 janar deri më 2 shkurt të këtij viti (Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.