United Hospital

Zbogar: Lajm i mirë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, njëherësh i dërguari special i BE-së në Kosovë, ka vlerësuar se rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Kosovën, për Marrëveshjen e stabilizim – asocimit, “është lajm shumë i mirë për shtetasit e Kosovës dhe për kredibilitetin e procesit të integrimit evropian”.

Nëpërmjet një kumtese për media, Zbogar ka theksuar se ky lajm i mirë për progresin e Kosovës “në intergimin evropian vjen në ditën e njëjtë me propozimin e Komisionit Evropian, që do ta lejoj Kosovën të marrë pjesë në programet e BE-së dhe vetëm pak ditë pas arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme të ndërmjetësuar nga BE-ja në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, transmeton Rel.

Mobi Casa

Më tutje Zbogar konsideron se “e njëjta frymë e partneritetit do të respektohet në implementimin e marrëveshjes nga dialogu dhe plotësimi i listës së gjatë të detyrave në rrugën e liberalizimit të vizave” dhe konkludoi se “të gjitha këto procese çojnë në të njëjtin qëllim: pranimi i plotë i Kosovës në familjen evropiane”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.