ARKATANA

Kololli në formacionin e javës në Zvicër

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Benjamin Kololli ka hyrë në formacionin e javës nga ‘Blick’. Kololli ka shënuar tetë gola këtë sezon në Superligën zvicerane.

Në Superligën zvicerane protagonistë pothuajse gjithmonë janë futbollistët shqiptarë, dhe kështu ishte edhe kësaj radhe, në xhiron e fundit që u zhvillua.

Kësaj radhe nuk ishte as Ezgjan Alioski dhe Armando Sadiku, por anësori i Kosovës, Benjamin Kololli, i cili hyri në formacionin e javës nga ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.

UBT

Ai shënoi një gol në fitoren e Laussanes ndaj Luzernit me rezultat 3:0 në udhëtim, derisa ky ishte goli i tetë këtë edicion në Superligën zvicerane.

11-shja e javës: Thomas Castella, Marcus Dinis, Elton Monteiro, Simeone Grippe, Samuele Campo, Davide Mariani, Gabriel Torres, Simeone Rap, Marc Janko, Seyduo Doumbia dhe Benjamin Kololli.

http://www.albinfo.ch/kololli-ne-formacionin-e-javes-ne-zvicer/