UBT

Në spektakël futbollistik triumfon Drita

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ashtu siç është pritur gjatë tërë javës, derbi në mes Gjilanit dhe Dritës dha spektakël të organizuar nga tifozët “Skifterat” e Gjilanit dhe “Intelektualët” e Dritës, për gjatë 100 minutave sa zgjati ndeshja e javës së parafundit, në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Një orë para fillimit të derbit dy tifozërit kishin zënë vend në shkallët e stadiumit të qytetit, të cilët ishin mbledhur rreth 5.000 mijë shikues.

Para fillimit të ndeshjes dy skuadrat me lule kanë bërë homazh tek fotografia e tifozit të Dritës, Ardit Kasapit, i cili para disa ditësh kishte ndërruar jetë.

Dy kapitenët dhe dy legjendat, Alban Hyseni i Gjilanit dhe Artan Latifi i Dritës, edhe zyrtarisht janë ndarë nga loja e futbollit.

Ashtu siç ishte paralajmëruar në minutën e 13-të, tifozët e Dritës, “Intelektualët” për një kohë kanë kryqëzuar duart në shenjë të përkrahjes së 13 tifozëve të cilët po mbahen në paraburgim në Prizeren.

Derbi i sotëm nuk ishte për nga cilësia në nivelin e duhur, por mjaft interesante e bën tifozët e dy klubeve të cilët në asnjë moment nuk u ndalën duke krijuar atmosferë impozante.

Rasti i vetëm në pjesën e parë ishte në minutën e 34-të, kur sulmuesi i Dritës, Leutrim Kryeziu, lanson një projektil nga 17 metra por topi përfundon për disa centimetra jashtë pingulës së Gjilanit.

Mobi Casa

Në pjesën e dytë në minutën e 80-të, Haxhimusa me kokë dështon duke gjuajtur mbi horizontale.
Tre minuta më vonë Arbios Thaçi nga 18 metra gjuan fuqishëm, por drejt në duart e portierit të Dritës, Betim Halimit.

Goli i fitores arrin në minutën e 85-të, Përparim Livoreka me kokë nga 8 metra gjenë rrjetën e portierit të Gjilanit, Donat Kaciut.

Rastin më të mirë “bardh e kuqët” e Gjilanit e patën në minutën e 100-të, nga tri metra dështon Ergon Hyseni.

Gjyqtari i këtij derbi, Genc Nuza nga Prishtina ka ndëshkuar me karton të kuq Maliqin e Dritës dhe Haxhimusën e Gjilanit, ka treguar edhe 5 karton të verdhë, tre për Gjilanin dhe dy futbollistëve të Dritës.

Për shkak derbit të tensionuar si gjithmonë Policia e Regjionit të Gjilanit, në një numër më të madh se zakonisht në mënyrë profesionale kanë evituar çdo gjë për mirëmbajtjen e ndeshjes.

Trajneri i Gjilanit Arbnor Morina ka deklaruar.
“Nuk ishte lojë e mirë, ishte një lojë taktizuese të mirë në këtë derbi ishin vetëm shikuesit”.

Ndërsa Milaim Zuzaku i Dritës ka theksuar.
“Pavarësisht që jemi në pjesën e barazhit, derbi gjithmonë është derbi dhe për këtë fitore jam i gëzuar”./rajonipress/