Juksel Gjinolli në krye të Gruas Demokratike të Kosovës në Gjilan
Gjilan – Gruaja Demokratike e Kosovës (GDK) dega në Gjilan, pas një procesi zgjedhor brenda saj në mënyrë demokratike zgjodhi kryetaren e re Magjistren e artit Jyksel Gjinolli.
Në këtë akt të zgjedhjes së kryetares së re, kryetarja e deritanishme znj. Shukrije Rapuca ka thënë se GDK nga themelimi i saj si strukturë e rëndësishme e partisë ka reflektuar përherë imazh dhe model të organizmit të gruas në aktivitetin politik. PDK përherë ka pasur gra të zonja të cilat asnjëherë nuk janë kursyer të japin kontributin e tyre profesional e politik në të mirë të zhvillimit të shoqërisë.
Me këtë rast kryetari i degës z.Zenun Pajaziti, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin e lartë për angazhimin e deritashëm të ish kryetares Rapuca ka thënë se Gruaja në PDK ka pasur dhe do të ketë rolin në strukturën e partisë dhe bashkërisht do të krijojmë ambient politik më të meritueshëm për gratë.
Duke uruar kryetaren e sapozgjedhur Jyksele Gjinolli, ai ka thënë se , kryetarja e së bashku me gratë e tjera profesioniste e të vyeshme të partisë do ta kenë përkrahjen dhe hapësirën për veprim në të gjitha zhvillimet në parti.
Ndërsa kryetarja e zgjedhur e GDK-së znj.Jyksele Gjinolli, duke shprehur falënderimin për përkrahjen e dhënë është zotuar që me përgjegjësi do ta ushtroj pozitën e kryetares dhe bashkërisht me të gjitha do të punojmë në avancimin e gruas në politikë. “do të vazhdoj të ec hapave të organizimit si GDK, të cilat I kanë trasuar me aq përkushtim ish kryetarja znj. Rapuca me të gjitha bashkëpunëtoret e saja të cilat përherë janë konsideruar si idhuj të organizmit të grave në politikë”.
Së bashku me përvojën e tyre dhe energjitë e reja që do të na bashkëngjiten do të jemi pjesë e sukseseve dhe fitoreve të PDK-së thuhet në njoftimin e PDK-së dega në Gjilan./rajonipress/


