Fundamenti

Drita Maliqi e AKR-së e sheh pozitën e arsimit në gjendje të rëndë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në takimin e komisionit për arsim brenda AKR-së të udhëhequr nga Drita Maliqi, u diskutua për planifikimin strategjik të zhvillimit të Arsimit në Kosovë, ku sipas analizës u përmendën disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm në arsimin e shkollave tona, si shkak i këtyre e kemi në këtë gjendje arsimin sot.

Drita Maliqi ka përmendur disa prej faktorëve,
1. Megjithë formimin e vazhdueshëm shumica e mësuesve japin mësim me metodologjinë tradicionale.
2. Numër enorm i mungesave të nxënësve.
3. Drejtime profesionale të njëjta gjatë 10 viteve të fundit.
4. Nxënës që kryejnë Arsimin Parauniversitar me shumë mangësi kompetencash.
5. Jetësim në nivele të ulëta të planifikimit strategjik të zhvillimit të Arsimit.
6. Mungesë e madhe e mjeteve materiale të mësimnxënies, si mjete kompjuterike, kabinete shkencore, të gjuhëve etj.
7. Trajtim linear i mësuesve, pavarësisht kreativitetit,përkushtimit dhe punës edukativo arsimore të mësuesve, të pagraduar dhe pa vlerësim performance të tyre.
8. Nxënësit tanë janë kategorizuar 1 vit pas nxënësve në Mal të Zi dhe 4 vite pas atyre të Singapurit sipas rezultateve të Pisa-s.
9. Mungesë e programeve kërkimore/zhvillimore dhe aktiviteteve të ngjashme.
10. Aktivitete të pakta sportive, kulturore dhe rekreative.
11. Arsim i dobët, ekonomi e dobët.

FIDANISHTJA

Propozimet e AKR-së për rritjen e nivelit të zhvillimit të Arsimit:(Ku dëshirojmë të arrijmë)
Po ashtu i prezantojmë edhe dy aderime të reja në AKR, Drita Sylejmani me profesion marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomaci, Agnesa Sahiti me profesion ing.telekomunikacionit, mirëseardhje i uroj sekretari i degës Arianit Ibrahimi, kryetari i forumit rinor Aid Berisha dhe Shpresa Avdiu Mehmeti nënkryetarja e forumit të gruas, premtuan gjithë hapësirën për të vepruar dhe shprehur idetë e tyre brenda AKR-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.