Kadriu: Roli i AAK-së në qeverisjen komunale ishte vendimmarrës dhe praktikë
Gjilan – Në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetareve “Beqir Musliu” me temën ”Roli i AAK-së në qeverisjen komunale”, Rexhep Kadriu nënkryetar i komunës i shoqëruar edhe nga Nazim Gagica, Agim Zuzaku e Selami Xhemajli ka prezantuar punën e suksesshme dhe të prekshme të kuadrove të AAK-së. Rexhep Kadriu ka folur për të gjitha zhvillimet pozitive, ndikimin e AAK-së në vendimmarrje si dhe ka treguar edhe për konfliktin e interesit dhe sfidat që e presin qeverisjen e ardhshme. AAK ka dëshmuar se është e aftë e guximshme, besnike ndaj partnerit dhe në të ardhmen AAK do të marrë përgjegjësi edhe më të mëdha tha Kadriu.
Rexhep Kadriu nënkryetar komune në Gjilan dhe kryetar i degës së AAK-së i shoqëruar edhe nga drejtorët Nazim Gagica, Agim Zuzaku dhe shefi i grupit të AAK-së në Kuvendin Komunal, Selami Xhemajli i është përgjigjur pozitivisht ftesës për debatin me qytetar, media dhe shoqëri civile, për të diskutuar mbi rolin e AAK-së në qeverisjen komunale.
Rexhep Kadriu tha se AAK ka punuar ndershëm dhe me sinqeritet duke qenë gjithmonë karshi kërkesave të qytetarëve. “Ne e kemi ruajtur fytyrën e AAK dhe të liderit Ramush Haradinaj sepse bartës i të gjitha zhvillimeve pozitive dhe projekteve vendimmarrëse ishte edhe AAK-ja”.
Kadriu ka përmendur disa projekte ku AAK ka pasur ndikim dhe fuqi për t`i quar gjërat përpara si “Dardania” , “Kodra e dëshmorëve”, e projekte tjera.
Kadriu tha se partneriteti ka qenë i shëndoshë dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale duke parë performancën e mirë të kuadrove të AAK-së ende do të marrim edhe më shumë përgjegjësi në bashkëqeverisje.
Kadriu tha se AAK ka fuqi, ka dije e guxim për të quar gjërat përpara. “Unë Gjilanin e kam parë dhe e shoh ndryshe dhe do të ndodhin edhe projekte tjera madhore sepse ne ishim kursimtar ndaj taksave të qytetarëve. I kam takuar mbi 15 mijë qytetarë kurse roli i AAK në qeverisje ishte kyç, shumicën e herave. AAK-ja e ka ruajtur taksën e qytetarit dhe jemi larg me kursime nga qeverisje tjera. AAK ka sjellur një kulturë të re politike në Gjilan sepse administrata e përgjithshme që udhëhiqet nga ne ka bërë revolucion”.
Ndërkaq duke folur rreth konfliktit të interesit që ka pasur me kompaninë e tij, Kadriu ka sqaruar se kur ka hyrë në institucione ka ndërprerë aktivitetin në kompani. “Unë biznes bëjë që nga viti 1996 dhe nëse vetëm një qytetar deklarohet se e kam keqpërdorur pozitën në komunë unë jap dorëheqje. Thjesht asnjë cent nuk e kam përfituar nga qytetari përkundrazi vetëm se kam dhënë për qytetarin, ku edhe pagën e kam dhënë për nevoja të studentëve dhe kam ndihmuar edhe në forma tjera” sqaroj Kadriu.
Nazim Gagica drejtor i administratës së përgjithshme tha se ka pasur rritje të cilësisë së shërbimeve, kemi menaxhuar drejtë me resurset humane dhe kemi përmbushur mbi 90% vizionin tonë.
Agim Zuzaku drejtor për ekonomi e zhvillim tha se kemi arritur të jemi korrekt ndaj shlyerjes së borxheve dhe ka folur edhe për disa projekte madhore që janë realizuar dhe pritet të realizohen.
Selami Xhemajli shef i grupit të këshilltarëve komunal nga radhët e AAK-së tha se i kemi përkrahur vendimet që ishin në interes të qytetarëve dhe kemi ditur të distancohemi në disa raste edhe nga propozimet e partnerit. “Mendoj që e kemi pasur një performancë të mirë dhe kemi punuar tërë kohën në dobi të qytetarit” tha Xhemajli.
Nga shoqëria civile Shaban Terziu ka folur dhe ka pyetur drejtuesit e AAK-së për punët e mira që janë bërë dhe për disa vërejtje që e kanë përcjellur qeverisjen.
Tefik Selimi gazetar ka pyetur për rrugën e Kumanovës dhe ka kërkuar sqarime nga Rexhep Kadriu për disa investime rrugore.
Ndryshe Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” do të vazhdojë serinë e debateve dhe me grupimet tjera politike që janë në pozitë dhe opozitë./rajonipress/







