KKVITI

Apartamenti i Chelsea Clinton kushton 10.5 milion dollarë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Vajza e ish presidentit të SHBA-së Bill Klinton dhe ish sekretares së shtetit Hilaty Clinton, Chelsea Clinton mund të duket një vajzë modeste për nga pamja, por ajo së fundi ka blerë një apartament në Manhattan me një çmim prej 10.5 milion dollarësh.

Apartamenti luksoz përmban katër dhoma gjumi, gjashtë banja dhe një zyrë.

Apartamenti gjithashtu ka një terracë 252 metra katrorë kurse vetë shtëpia është e ndërtuar në vitin 1924 me një stil gjeorgjian ku përshtypje të madhe lë kuzhina ultra-moderne dhe një banjë mermeri.

FIDANISHTJA

Për ta siguruar këtë shtëpi çiftit i cili u martua në vitin 2010 u desh të lënin dorëzani 4 milion dollarë për ta siguruar shtëpinë që do të ju shitet atyre.

Pamjet mahnitëse që ti ofrojnë ballkonet e banesës si parku Madison Square dhe pikat më të dëshiruara të qendrës së Manhattanit veçsa ia ngrisin vlerën artistike banesës.

33 Chelsea është e martuar me 35 vjeçarin Marc Mezvinsky, derisa raportohet se kontratën për apartamentin e ri e kanë nënshkruar muajin e kaluar.