Eko Higjiena

Një histori e turpshme

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Hulumtimet e publikuara së fundmi zbuluan se pothuajse gjysma e anëtarëve të Orkestrës Filharmonike të Vjenës gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin pjesëtarë të partisë naziste.

Për dekada me radhë udhëheqësit e Filharmonisë së Vjenës lejonin vetëm qasje grupore në arkivin e këtij tempulli të muzikës.

Por, presioni politik i ushtruar ndaj anëtarëve të saj rezultoi me atë që një komision i përbërë nga tre historianë – në krye me Oliver Rathkolb – të hulumtojë detajisht veprimtarinë e Filharmonisë gjatë periudhës 1938-1945. U zbulua se 13 muzicientë ishin dëbuar nga orkestra për shkak që ishin çifutë, ose të martuar me çifute. Në raport përmendet edhe fshehja e dëshmive për të kaluarën e turpshme të ansamblit.

Për herë të parë në publik dolën të dhënat mbi rolin e orkestrës në propagandën naziste, dhe për përndjekjen e anëtarëve të saj vetëm për shkak se ishin çifutë. Në fakt, 60 prej 123 anëtarëve të Filharmonisë ishin nazistë, përderisa nga 13 muzicientët e dëbuar nga orkestra pesë vdiqën nëpër kampet naziste të përqendrimit, e të tjerët u deportuan dhe nuk u panë më kurrë, thuhet në hulumtim.

Hidromorava

Rathkolb u mundua që të zbardhë edhe misterin e unazës së nderit, e cila iu nda ish-kryebashkiakut nazist të Vjenës, Baldur von Schirach, i cili dikur mbikëqyrte dhe organizonte deportimin e mijëra çifutëve. Unaza, e cila për herë të parë u prezantua në vitin 1942, tashmë ka humbur, por në vitin 1966 Von Schirach’it i ishte ndarë zëvendësimi i saj, menjëherë pasi ishte liruar nga burgu Spandau, ku kishte qëndruar për shkak të krimeve ndaj njerëzimit .

Historianët u munduan për vite të tëra të zbulonin identitetin e njeriut që ia ndau unazën e vlefshme ish-kryebashkiakut të Vjenës. Bazuar në hulumtimin e historianit Wilhelm Bettelheim, ky njeri misterioz ishte anëtari i orkestrës vjeneze, boristi Helmut Wobisch, i cili njihej si një anëtar i devotshëm partisë naziste, që më vonë iu bashkëngjit njësiteve famëkeqe SS.

Drejtuesi i orkestrës, Clemens Hellberg, akuzohet se në librin e tij të vitit 1992, “Democracy of Kings”, nuk i ka përfshirë detajet që tregojnë për lidhjen e Filharmonisë me nazistët. Libri është konsideruar njëlloj paraqitje zyrtare e fakteve historike mbi punën e orkestrës. Vetë Hellberg ndërkaq dikur pohonte se gjatë shkrimit të librit nuk kishte qasje në dokumentet relevante. Por këtë javë, pas publikimit të hulumtimit, Hellberg deklaroi se historianët janë vonuar, megjithëse i vije mirë që të gjithë i lidhë e njëjta rrugë – ajo e zbulimit të së vërtetës.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.