Vehbi Salihu shef i shtabit zgjedhor në degën e AKR-së në Gjilan
Gjilan – AKR në Gjilan mase e përgatitur për zgjedhjet e 11 qershorit e kjo vërehet nga takimet e shpeshtuara me të gjitha strukturat e Degës, përgjegjësit dhe detyrat po ndahen tek të gjithë anëtarësia, vërehet një klimë pozitive pro AKR kudo në mesin e qytetarëve si shpresa e fundit për zgjidhjen e problemeve që e kanë kapluar çdo sistem thuajse të vendit thuhet në njoftimin e AKR-së.
Nga ky takim i kryesisë u morr edhe vendimi për themelimin e Shtabit Zgjedhor, ku u propozua edhe kandidati për shef të shtabit z.Vehbi Salihu, dhe morri mbështetjen e plotë nga të gjithë anëtarët e kryesisë.
AKR në Gjilan është mase e unifikuar që në këto zgjedhje të parakohshme të korrim sukses dhe të marrim mbështetjen e qytetarëve tanë, gjithmonë duke u bazuar në programin për zhvillim ekonomik të vendit dhe vizionit të Presidentit Behgjet Pacolli thuhet në njoftimin e AKR-së./rajonipress/


