Hidromorava

Bunjaku e zbulon se kur fillon tubimi i Përfaqësueses

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kanë mbetur edhe disa javë për ndeshjen Kosovë – Turqi, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”, shkruan IndeksOnline.

Menaxheri i përfaqësueses sonë, Albert Bunjaku ka deklaruar se tubimi i përfaqësueses do të bëhet në fillim të muajit qershor, më datën 5.

“Nga data 5 qershor do të bëhet tubimi zyrtar i përfaqësueses sonë”, ka thënë për IndeksOnline Bunjaku.

Hidromorava

Skuadra pritet të akomodohet në hotelin Emeralld, ndërsa ushtrimet e para do t’i bëjë në stadiumin e Kekut-t më datën 5 dhe 9 qershor.

Më datën 9 qershor, ekipi i përfaqësueses udhëton për në Shkodër, ndërsa më 10 do t’i ketë ushtrimet e fundit në “Loro Borici”, njofton trajneri kosovar.

Pas lojës kundër Turqisë, ekipi i përfaqësueses pritet të rikthehet menjëherë në Kosovë, në hotelin Emeralld./IndeksOnline/