Velekinca mbështet Ramush Haradinajn për kryeministër
Gjilan – Rexhep Kadriu gjatë një takimi që ka pasur me banorët e Velekincës ka marrë mbështetje prej tyre që kryeministër i ardhshëm i Kosovës të jetë Ramush Haradinaj.
Rexhep Kadriu kryetar i degës së AAK-së në Gjilan, dhe njëherit kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Velekincës është ndarë i kënaqur me mobilizimin e treguar nga banorët e Velekincës.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe shumë mërgimtarë që jetojnë e veprojnë në botën e jashtme, dhe u shpreh gatishmëri si asnjëherë më parë për të mbështetur fuqishëm AAK-në dhe zotin Ramush Haradinajn për të udhëhequr me vendin, si i vetmi lider i cili e ka fuqinë për t`i lëvizur gjërat përpara./rajonipress/


