LVV në Viti, mbështet kërkesën e fshatit Tërstenik për asfaltim të rrugës së tyre
Viti – Qeverisjes Haliti, gradualisht nё opinion po i paraqitet fytyra e vёrtetё prej një dështuesi. Fytyra e vёrtetё ёshtё se gjithë projektet që janë realizuar janë pa cilësi dhe jashtë standardëve konkrete. Kёtё fakt tashmë tё pakontestueshëm po e vërejnë edhe qytetarët vitias madje këtë fakt çdo ditë po e prekin thuhet në reagimin e LVV dega në Viti.
Sipas qytetarëve që janë deklaruar konsiderojnë se autoritetet komunale nuk po e shohin tё nevojshme asfaltimin e tërësishëm tё rrugës, por gjithë çfarë kanë ndërmarr ёshtё sanimi i disa gropave, pra duke arnuar sadopak. Një arnim i këtillë ishte bёrё edhe para disa muajve mirëpo nuk kishe ndikuar që qytetarët tё zhvillojnë komunikacion tё lirshëm.
Lëvizja VETЁVENDOSJE! shpreh mbështetje tё plotë ndaj qytetarëve nё bllokimin e punimeve për arnim që janë duke u zhvilluar prej autoriteteve komunale. Njëherit ne si subjekt politik kërkojmë prej organeve gjegjëse, që tё braktisin urgjentisht kёtё mendësi manipuluese, e cila përveç që po dëmton krijimin e mirëqenies qytetare, ajo fatkeqësisht edhe po ndëshkon edhe trupin publik.
Arnimi nuk ofron zgjidhje konkrete, ajo mё shumë ёshtё përpjekje për përfituar politikisht, mirëpo jo edhe për tё fituar qytetarët institucionalisht. Asfaltimi i rrugës ёshtё nevojë elementare, pasi edhe ata qytetarë janë kontributёdhёnёse ndaj sё mirës sё përgjithshme. Ne si subjekt politik edhe mё parё kemi reaguar përmes një artikulli mirëpo kërkesa jonё nuk ёshtё parё e arsyeshme që të shndërrohet në veprim konkret dhe si e tillë ёshtё tejkaluar prej qeverisjes sё LDK-ssë.
Ne, Lëvizja VETЁVENDOSJE! qendra nё Viti iu bashkëngjitemi protestës sё banorëve tё fshatit Tёrstenik, duke kundërshtuar punimet e kompanisë e cila kishte filluar punimet-arnimin e rrugës pa i njoftuar qytetarët tёrstenikas. Intervenimi prej organeve komunale ёshtё jashtë gjithë standardëve përkatëse, si dhe jashtë nevojave elementare e cila njëherit nuk ofron zgjidhje ideale për gjendjen e krijuar nё kёtё lokalitet. Qytetarëve tё këtij fshati iu nevojitet asfaltimi si kusht primar për jetesë të dinjitetshme mirëpo jo edhe arnimi një lloj mbijetese padinjitet thuhet në reagimin e LVV dega në Viti./rajonipress/


