Forumi Rinor i AKR-së në Gjilan është mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e 11 qershorit
Gjilan – Në këto zgjedhje priten të prezantohen edhe shumë të rinjë që kanë aderuar në forum në numër të madh gjatë këtyre ditëve, njoftoj kryetari i Forumit Rinor zotit Aid Berisha.
Kryesia e Forumit Rinor të AKR-së në Gjilan mbajti mbledhjen e radhës në të cilën morri pjesë edhe Kryetari i Degës së AKR-së në Gjilan z. Ismet Hajdini po ashtu në takim ishte Nënkryetarja e Degës znj. Arbreshë Islami dhe Sekretari z. Arianit Ibrahimi, në këtë takim u diskutuan hapat dhe aktivitetet që do ti ndërmarrë forumi në mbështetje në të gjitha organizimet dhe detyrat që do të ndahen nga dega.
Kryesia e Forumit Rinor shprehi gatishmërinë që me tërë potencialin e tyre të kontribuojnë rreth këtyre zgjedhjeve sepse sipas tyre AKR-ja është shpresë për Kosovën./rajonipress/


