Graniti nostalgjik, poston një foto me Taulantin
Granit Xhaka ka kujtuar ndeshjen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve ndaj vëllait Taulantit.
Pavarësisht se ka kohë që Arsenali dhe Baseli janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, Graniti Xhaka ka kujtuar ndeshjen ndaj Taulantit.
Xhaka është treguar shumë nostalgjik dhe nuk ka dashur ta komentojë shumë fotografinë.
“Pasion”, ka shkruar Graniti në Facebook, në foton që e ka postuar së bashku me Taulantin. /Express/

