Kapen hajnat e mitur, dyshohen për disa raste të vjedhjeve të rënda
Gjilan – Policia e Kosovës, Njësia e hetimeve nga Stacioni Policor në Viti në vazhdim të hetimeve të rasteve të Vepra penale “vjedhje” dhe “vjedhje të rënda” ka arrit që ditëve të fundit t`i zbuloj 5 raste të “vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda” ku në dy raste janë vjedhur kompjuterë dhe monitorë në shtëpinë e kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani’’në Viti, në dy raste tjera janë vjedhur kompjuterë dhe gjera ushqimore në çerdhen e fëmijëve “Gëzimi ynë” po në Viti si dhe në një raste ku janë vjedhur gjera të ndryshme në një pompe të karburanteve në Viti.
Gjithashtu është arrit që të zbulohen edhe arrestohen edhe autorët e rastit shkaktimi i rrezikut te përgjithshëm – zjarrëvënje në shtëpinë kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani’’ne Viti.
Të involvaur në të gjitha këto raste dyshohet se janë pesë persona të mitur të cilët në bashkëveprim kanë kryer veprat e lartcekura.
Në të gjitha stadet e hetimit të rasteve kanë qen të kontaktuar prokurori kujdestar departamenti për të mitur, QPS në Viti si dhe avokatët mbrojtës.
Me urdhër të prokurorit janë paraqitur kallëzime penale për të dyshuarit, sendet e vjedhura janë konfiskuar dhe i janë kthyer institucioneve përkatëse, rastet në procedurë të rregullt procedohen në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

