Fundamenti

Gjilani dhe USAID nënshkruan memorandum mirëkuptimi për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në prokurim

/ 5 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe drejtori i misionit të USAID-it, James Hope, kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi, e cila ka për qëllim të ngrisë shkallën e transparencës dhe llogaridhënies në prokurimin publik në Kosovë.

Në fjalën e tij kryetari Haziri ka falënderuar USAID-in për bashkëpunimin e treguar deri më tani përmes investimeve të shumta në Gjilan, duke treguar gatishmërinë e Gjilanit për vazhdim të proceseve edhe në të ardhmen me programe dhe projekte të tjera të përbashkëta në shërbim të qytetarëve.

“Falënderoj drejtorin e USAID-it në Kosovë z.Hope për mbështetjen e dhënë për Komunën e Gjilanit, në kuadër të programit për transparencë dhe mbështetje për Kuvendin e Komunës që u nënshkrua tashmë. Është marrëveshje për periudhën e ardhshme pesë vjeçare, marrëveshje që determinon përkushtimin e madh të qeverisë amerikane dhe taksapaguesve amerikan, për të ndihmuar qëndrueshmërinë dhe ndërtimin e kulturës së transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit në shërbim të të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit, pavarësisht etnisë, besimin dhe përfaqësimin e tyre politik që e kanë në Kuvendin Komunal”, tha kryetari Haziri.

Haziri ka thënë se qëllimi i këtij program është ndërtimi i kulturës institucionale të transparencës dhe angazhim për të drejtën që qytetari të jetë i informuar, pjesëmarrës dhe i angazhuar në vendimmarrje.

“Më lejoni që përveç këtij programi, shumë të rëndësishëm për të gjithë ne, ta falënderoj drejtorin e USAID-it për mbështetje edhe në programe të tjera. Ne sot kemi vizituar çerdhen në lagjen “Dardania” e ndërtuar përmes programit “G to G”, në lagjen “Dardania”, që mbulon nevojat e mbi 15 mijë qytetarëve të kësaj lagjeje. Pastaj investimi në programin e infrastrukturës në fshatin Livoç i Epërm, që kanë qëllim ndërtimin e rrugës dhe hapësirave të tjera të lira për qarkullim në këtë fshat, pastaj ndërtimi shkollës në fshatin Ponesh dhe shumë programe të tjera që Gjilani është përfitues i drejtpërdrejtë”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Kreu I Gjilanit, poashtu, ka përmendur edhe mbështetjen shumë të madhe të dhënë edhe në prokurimin elektronik, që siç tha, përveç ndërtimit të kapaciteteve dhe kulturës që ne e kemi ndërmarrë si Komunë do të punojmë që kjo zyre përmes programit elektronik besimi të rritet edhe më tutje dhe janë vetëm disa nga programet në të cilat kemi mbështetjen e fuqishme të USAID-it.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, James Hope ka thënë se Komuna e Gjilanit tashmë është një partner strategjik i USAID-it, në adresimin e shumë çështjeve zhvillimore në Kosovë dhe projektet e financuara janë plotësisht në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit.

“Ne sot vizituam çerdhen e fëmijëve në lagjen “Dardania”, ku kemi parë nga afër shembullin shumë të mirë të partneritetit mes USAID-it dhe Komunës së Gjilanit. Marrëveshja e nënshkruar sot është kapitull i ri i partneritetit dhe në këtë periudhë ne do të punojmë që ta modernizojmë dhe përmirësojmë funksionimin e prokurimit publik në Gjilan. Qëllim kemi rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në prokurimin publik dhe angazhimi ynë është që këto katër komuna, të jenë shembull për Komunat tjera në Kosovë”, u shpreh ai.

Hope ka thënë se e gjitha kjo fillon me përkushtimin e kryetarit të Komunës, zyrtarit të prokurimit, auditimit dhe zyrtarëve të tjerë të prokurimit publik nëpër komuna.

Kurse, kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka falënderuar drejtorin e USAID-it për mbështetjen e dhënë për Gjilanin në fusha të ndryshme, duke treguar gatishmërinë e madhe për punë të vazhdueshme.

“Ndjehem e privilegjuar që sot jam nënshkruese e kësaj marrëveshje e cila ka të bëjë me transparencën. Falënderoj kryetarin Haziri që ka krijuar këtë rrjet kaq të madh të miqve të Gjilanit. Bashkëpunimi i legjislativit dhe ekzekutivit në Gjilan është jashtëzakonisht i mirë pa dallime pozitë-opozitë. E falënderoj Zyrën për Informim, pasi falë tyre, ne po arrijmë të jemi kampion për transparencë në Kosovë. Vendimet e Kuvendit Komunal merren me diskutim të hapur nga përfaqësuesit e qytetarëve dhe me mbështetje të plotë edhe të nivelit ekzekutiv. Falë bashkëpunimit të krijuar mes Kuvendit dhe ekzekutivit, është arritur një performancë e shkëlqyeshme”, ka thënë ajo.

Iniciativa e USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse është një aktivitet pesëvjeçar i cili do të përmirësojë transparencën e prokurimit komunal përmes një procesi të ri të e-prokurimit. Ky aktivitet do të sigurojë menitorim dhe trajnim në pesë komuna me qëllim të instituimit të sistemeve të cilat do të avancojnë mënyrën e llogaridhënies për fondet publike dhe shpenzimet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.