FIDANISHTJA

Haziri: Ganimet Klaiqi do të mbetet ikona e gazetarisë së Gjilanit, Anamoravës dhe e mbarë Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit shumëvjeçar nga rajoni i Gjilanit, Ganimet Klaiqi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Klaiqi.

Në telegram thuhet: “E nderuara familje Klaiqi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur nga rajoni i Gjilanit, Ganimet Klaiqi.

Uji Dea

Ganimetin e kam pasur rastin ta njohë tash e 30 vite dhe mund të them se ai do të mbahet në mend përgjithmonë së pari për njerëzoren, sikurse që do të mbetet ikonë e gazetarisë së Gjilanit, Anamoravës dhe të mbarë Kosovës dhe shembull për gjeneratat e reja.

Pa Ganimetin, gazetaria e publicistika në Republikën e Kosovës do të jetë më e varfër, e më e mangët.

Ngushëllime familjes, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.