UBT

Rob Belushi në gjurmët e të atit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në audicionet për zgjedhjen e aktorëve për filmat e Hollivudit, producentët i kanë kthyer sytë tek Rob Belushi.

Aktori 32-vjeçar vjen nga familja shqiptare me të njëjtin emër. Ai është djali i Jim dhe nipi i John Belushi dhe në 10 vjetët e fundit aspiron të bëjë karrierë në botën e kinemasë.

Deri tani Rob Belushi ka interpretuar në shfaqje televizive, si tek ajo ku interpreton dhe i ati “According to Jim” dhe “The Defenders”, ndërsa aktualisht po merr pjesë në një reality të transmetuar në televizionet amerikane. Ai e cilëson mbiemrin e tij të famshëm si “një thikë me dy presa”, transmeton TCH.

Uji Dea

“Mendoj se njerëzit janë shumë të interesuar të shohin se çfarë mund të ofroj unë. Gjithashtu, mendoj se ata kanë pritshmëritë e tyre se në çfarë niveli do të jem, pasi unë nuk jam as xhaxhai im dhe as babai im”, thotë Rob Belushi.

Shfaqja televizive ku ai po merr pjesë i kërkon atij të përdorë aftësitë e asimiluara në skenat e Çikagos, aty ku i ati dhe xhaxhai filluan karierën e tyre.

Belushi u rrit në Çikago dhe u transferua në Los Anxheles për të ndjekur shkollën e mesme. Fillimisht ai nuk ishte i interesuar për aktrimin dhe preferonte punën prapa skenave, por me kalimin e kohës ndryshoi mendje.