United Hospital

PDK: Fitorja është në duart tona

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Dega e PDK-së në Gjilan, ka tubuar sot strukturat e saj për ta nisur betejën për fitoren e radhës të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Në këtë takim, nga qendra mori pjesë nënkryetari i PDK-së z.Uran Ismajli, i cili duke folur për zhvillimet e fundit deri te rënja e qeverisë, theksoi se shkuarja tani në zgjedhje ishte e pandalshme për faktin se qeveria në krye me Isa Mustafën, përkundër mbështetjes së fuqishme që i dha PDK (madje më shumë se vet LDK-ja), nuk tregoi përformancën e duhur, duke mos patur guximin dhe vendosmërinë për marrjen e vendimeve të rëndësishme e të mëdha për Kosovën.

Pavarësisht se PDK ishte komode për ta vazhduar deri në fund mandatin bashkëqeverisjes, sepse kishte dy pozitat më të larta të shtetit; presidentin dhe kryetarin e Parlamentit, sikur që edhe ministrat në qeveri i kishte më të mirët, ngecjet në zhvillimin e vendit nga qeverisja Mustafa, e bënë të pamundur bashkëqeverisjen më tutje.

Lidershipi i PDK-së i përgatitur dhe i sprovuar në rrugëtimin e gjatë e të rëndë për fatin e Kosovës, garanton Fillimin e RI si koncept real dhe i arritshëm për qytetarët tanë, mundësi të reja në mirëqenie dhe punësim dhe se ky mision po mirëpritet dhe përkrahet për fuqishëm gjithandej Republikës së Kosovës, ka thënë ndër të tjera nënkryetari i PDK-së Uran Ismajli.

Ndërkaq kryetari i degës z. Zenun Pajaziti, duke falënderuar strukturat e partisë për angazhimin e vazhdueshëm, ka deklaruar se bashkërisht kemi arritur ta kthejmë një frymë dhe disponim tjetër për qytetarët e Gjilanit me angazhimin dhe punën maksimale të secilit nga ne, duke prezentuar alternativa më të mira për interesin e përgjithshëm të komunës.

Me afirmitet mund të prezantojmë punët e mira dhe zhvillimet që i ka sjellur vendit Partia Demokratike e Kosovës. Prandaj, PDK bindshëm do ta këtë përkrahjen dhe besimin e qytetarëve dhe se fitorja është në duart tona.

ARKATANA

Nga ana tjetër strukturat e degës, shpërshfaqën gatishmërinë dhe entuziazmin e tyre për mobilizim të përgjithshëm për fitoren e padiskutueshme të Partisë Demokratike të Kosovës.

Dega e PDK-së dënon sulmin fizik ndaj Arbana Xharrës

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, shpreh shqetësimin e saj të thellë dhe dënon sulmin fizik ndaj znj. Arbana Xharra, goditje e ulët kjo ndaj saj si grua – nënë, si artikuluese e mendimit ndryshe, por parasë gjithash, goditje mbi Partinë Demokratike të Kosovës, mbi vlerat e saj demokratike, vizionin dhe vendosmërinë e saj të pakompromis për proceset madhore të vendit.

Fatkeqësisht, me këtë rast është goditur edhe vetë shteti I Kosovës dhe institucionet e tij.

Prandaj, Dega e PDK-së në Gjilan, kërkon marrjen e masave nga institucionet e shtetit për ta zbuluar rastin dhe nxjerrjen para drejtësisë të kryesve të këtij akti të turpshëm e kriminal.

Me këtë rast, thërrasim për gjakftohtësi elektoratin e PDK-së, dhe si gjithherë për vendosmëri në promovimin e vlerave demokratike e civilizuese./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.