Shaqiri kundër Xhakës e Mustafit
Stoke City dhe Arsenal do të përballen sot, nga ora 18:30, në kuadër të xhiros së 3-të të Premierligës. Tabloidi britanik, The Guardian ka publikuar formacionet e mundshme të të dy shkuarave, përcjell Express.
Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri në këtë takim pritet të luajë nga minuta e parë. Kurse, edhe te Arsenali titullar pritet të jenë Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Arsenalit në këtë takim i duhet fitorja me çdo kusht pasi po synojnë të arrijnë vendin e katërt, i cili në sezonin e ardhshëm ua siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Kurse, Stoke Cityt të Xherdan Shaqiri fitorja në këtë takim i duhet vetëm për prestigj, pasi me fitore eventuale nuk kanë gjasa të arrijnë ndonjë pozitë që dërgon nga garat evropiane në sezonin e ardhshëm. /Express/

