Kreu i BIK-ut për vizitë zyrtare në Turqi, realizon disa takime të dobishme për Gjilanin
Gjilan – Kryetari i këshillit të BIK-ut, Naim Aliu së bashku me anëtarët e Këshillit po qëndron në vizitë një javore në Turqi.
Aliu të enjten ka pasur një takim pune me drejtorin e gjimnazit
“Kartal Anadolu İmam Hatip, zotin Mithat Tekçam ku janë marrë vesh për bashkëpunimin mes KBI dhe këtij institucioni në lëmin e arsimit.
Aliu takime të tilla pritet të mbajë edhe në Bursa derisa tha se është i kënaqur me takimet e shumta dhe të dobishme që ka zhvilluar në Turqi.
Aliu shoqërohet në këtë vizitë edhe nga Agim Hyseni, Iljaz Mustafa dhe zyrtarë tjerë të BIK-ut si dhe imam gjilanas./rajonipress/



