Mobi Casa

Përkujtohen dhe nderohen dëshmorët e të rënët e 11 majit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Me aktivitete e homazhe janë përkujtuar dëshmorët e të rënët e 11 Majit, Ismajl Ismajli, Asllan Thaçi, Ramadan Latifaj, Mehmet Sabedini, Nevzad Kryeziu po ashtu u nderuan edhe dëshmorët e rënë në betejën e Kosharës Selver e Emin Kryeziu.

Kryetari i komunës me bashkëpunëtorë sot morri pjesë në përkujtim dhe nderim të dëshmorëve të rënë në fshatrat Kopërnicë, Hogosht, Roganë dhe Karaqevë e Poshtme.

Eco Higjiena

Në fjalën e tij kryetari i komunës Begzad Sinani tha se ne sot jemi pranë jush pranë familjeve të juaj për të përkujtuar e nderuar anëtarët e familjeve të juaj që pa të drejtë nuk gjinden në mesin tonë kjo ditë e 11 Majit për komunën tonë dhe për qytetarët njihet si ditë e trisht ku në këtë ditë forcat dhe ushtria paramilitare maltretuan, keqtrajtuan, plaçkitën dhe vranë Ismajl Ismajlin, Asllan Thaçin, Ramadan Latifaj, Mehmet Sabedinaj dhe Nevzad Kryeziu, kryesit e këtyre krimeve fatkeqësisht nuk u hetuan asnjëherë, shoqëria dhe institucionet tona iu dhanë epitetin dëshmor të kombit falë punës dhe veprimtarisë së lavdishme të tyre.

Në këto lokalitete para lapidarëve të dëshmorëve e të rënëve u vendosën kurora lulesh dhe u shfaqën programe kulturore të përgatitura nga Këshillat Organizativ të fshatrave./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.