Uji Dea

LDK: Qeverisja në Viti është model i qeverisjes komunale në nivel vendi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të bëjë akuza të pabaza dhe të merret me shpifje ndaj qeverisjes aktuale komunale, edhe pse kjo qeverisje është më e mira në histori të vet, e cila ka rezultate te suksesshme dhe ka shënuar progresin më të madh. Ka performancën dhe vlerësimet më të larta në 17 vitet e fundit thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Viti.

Kjo qeverisje ka rritur investimet kapitale më së shumti, jo vetëm nga të hyrat komunale dhe nga niveli qendror, por edhe nga donatorët e jashtëm, të cilët kanë mundësuar investimet nëpër të gjitha vendbanimet e jo vetëm në qytetin e Vitisë.

Qeverisja në Viti është model i qeverisjes komunale në nivel vendi, jo vetëm për transparencë buxhetore, por edhe për rregullaritet dhe punë ligjore, për harxhim të parasë publike me nikoqirllëk, planifikim të shkëlqyeshëm buxhetor, për disiplinë financiare, shpenzim buxheti dhe kursime buxhetore. Kjo vërtetohet sipas raportit të Auditorit Gjeneral të sivjetmë.

Për ndryshe Komuna e Vitisë ka marrë vendin e parë për seanca dëgjimore, për transparencë në prokurimin publik ku është vlerësuar nga UNDP, Index Kosova dhe Mozaiku i Kosovës. Vendin e parë për ambient biznesi nga KDI-UBO Consulting dhe USAID-i. Vendi i parë nga Auditori Gjeneral për realizimin e investimeve kapitale. Vendi i parë për realizim të premtimeve nga Instituti GAP. Mirënjohje nga OSBE, së bashku me Kuvendin Komunal në nivel vendi për performancën më të mirë.

Sa për investimet që ka bërë nëpër fshatra, tregojnë mirënjohjet të cilat vijnë gati çdo javë nga këshillat e fshatrave.

Fundamenti

Sa i përket gjendjes në arsim, shihet se ju pengon puna e mirë që bëhet në aspektin e infrastrukturës por edhe në aspektin edukativo-arsimor.

Qytetarët dijnë më së miri të bëjnë dallimin prej vitit 2013-2017. Duhet te ndaleni të shikoni çfarë pamje ka kampusi i shkollave të mesme. Është bërë pavarësimi i shkollës së Pozheranit. Duhet të kujtoni gjendjen e shkollave në Sllatinë të Epërme, Sadovinë të Qerkezëve, Smirë, Ballancë etj.

Ne si degë e LDK-së, e dijmë mirë se qytetarët tanë dijnë të dallojnë sukseset dhe nga vijnë ato dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për interesa të Komunës, me përgjegjësi dhe përkushtim, me rend dhe me ligj, pastër dhe me dinjitet. Ju pëlqeu kjo juve apo jo.
Parimi i legalitetit dhe legjitimitetit është vota e qytetarit dhe vetëm qytetarët e Vitisë dijnë të vlerësojnë sukseset dhe nga rrjedhin ato.

Mbetemi me shpresë se do t`i ktheheni opozitarizmit konstruktiv.
Ju bëjmë me dije se puna e mirë dhe progresi që po ndodh në komunën tonë po merr mbështetje gjithnjë e më shumë nga qytetarët e komunës tonë, thuhet në komunikatën e Komisionit për informim të degës së LDK-së në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.