Mobilizohet AAK-ja, Rexhep Kadriu do ta udhëheq shtabin zgjedhor të AAK-së në Gjilan
Gjilan – Kryesia e Degës së AAK-së në Gjilan, mbajti takim duke diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend, përkatësisht rreth përgatitjes për zgjedhjet nacionale në vend.
Kryetari i degës Rexhep Kadriu, mori mbështetjen nga kryesia për themelimin e shtabit zgjedhor dhe udhëheqjen e shtabit zgjedhor ku u votua nga anëtarët e kryesisë unanimisht.
Kadriu, u shpreh që dega e AAK-së në Gjilan, është më e mobilizuar se të gjitha partitë në Gjilan dhe ka ardhur një frymë e re e cila është në favor të AAK-së. “Qytetarët e Kosovës tani janë vetëdijesuar dhe në këto zgjedhje do t`i besojnë planit dhe punës së Kryetarit Ramush Haradinaj. Në këto zgjedhje AAK, hyn me një platformë për qytetarët e Kosovës që ofron zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të mirë” ka thënë Kadriu./rajonipress/


