Fundamenti

Betim Haxhimusa mposhtë Drenicën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Skuadra e Gjilanit në javën e 30-të Vala Superligës së Kosovës, në ballafaqim me Drenicën nga Skenderaj ka arritur ta mposhtë me rezultat 4-1.

“Bardh e kuqët” e Gjilanit me këtë fitore përforcojnë renditjen e saj në mesin e artë të tabelës, ndërsa akter të katër golave të shënuar ishte sulmuesi i Gjilanit, Betim Haxhimusa.

Në pjesën e parë mysafirët ishin ata të cilët rrezikuan dy herë seriozisht portën e Gjilanasve, së pari në minutën e 27-të, Taulant Dajaku nga 16 metra gjuan shumë afër shtyllës pingule, ndërsa pesë minuta më vonë, Kushtrim Lushtaku gjuan nga 30 metra, por Kaciu me mund të madh dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.

Në pjesën e dytë në skenë del Betim Haxhimusa, i cili ishte i pamëshirshëm për portën e Arion Ymerit. Serinë e golave Haxhimusa e hapë në minutën e 51, së pari Blakqori harkon nga 25 metra e Haxhimusa me kokë shënon nga 10 metra.

Në minutën e 57-të, Gëzim Rusi pason një diagonale nga 40 metra Haxhimusa e përcjell bukur aksionin i cili nga 8 metra plason topin në rrjetën e portierit të Drenicës, Ymerit.

Një minutë më vonë në atë 58-të, Haxhimusa shënon eurogol nga 18 metra gjuan bukur duke përplasur topin në këndin e portës mysafire.

Hidromorava

I disponueshmi për lojë Haxhimusa në aksionin e radhës në minutën e 59-të, shfrytëzon gabimin e mbrojtjes mysafire i cili nga 7 metra ngrit epërsinë në 4-0.

Gjilanasit në minutën e 78-të, kanë mundur shumë lehtë të shënojnë por Vllaznim Jashari i vetmuar gjuan nga 8 metra por portieri Ymeri shpëton gol të sigurt.

Golin e nderit për mysafir e shënon Kreshnik Lushtaku në minutën e 82-të, i cili shfrytëzon gabimin e mbrojtjes së Gjilanasve nga afërsia duke zbutur epërsinë në 4-1

Në praninë e 500 shikuesve me autoritet drejtësinë në fushë e ndau gjyqtari nga Podujeva, Leutrim Mustafa.

Ndeshjen e javës së 31-të, Gjilani e zhvillon me Ferizajin në Ferizaj./rajonipress/