Eko Higjiena

Në Arsimin e Gjilanit ka përparime të mëdha në cilësi dhe infrastrukturë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në një konferencë për media u.d. drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Shqipe Kastrati – Haziri, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti projektet në arsim kanë një dimension të gjerë duke përfshirë cilësinë në arsim, investime kapitale, por edhe pjesëmarrje të fuqishme në gara të ndryshme me nxënësit gjilanas.

“Projektet në fushën e Drejtorisë së Arsimit janë të shumtë dhe me një vlerë të lartë në fushën e investimeve kapitale. Krahas angazhimit në shumë fusha, një theks të veçantë i kemi dhënë aspektit të cilësisë në arsim, në investime në hapësirë shkollore dhe sportive, por edhe në aspektin e pjesëmarrjes së fuqishme të nxënësve tanë në gara të ndryshme komunale, shtetërore dhe gara ndërkombëtare”, ka thënë ajo, gjatë elaborimit të punës kaër mujore të punës së vitit 2017.

Drejtoria e Arsimit është nikoqire e garave mbarëkombëtare në matematikë gjatë javës së ardhshme ka paralajmëruar U.D. Shqipe Haziri, e cila ka konfirmuar se falë mbështetjes së kryetarit Haziri, është arritur që të bëhen të gjitha përgatitjet për këtë garë të dijes në të cilën do të marrin pjesë nxënës nga të gjitha trojet shqiptare.

Mobi Casa

Haziri ka falënderuar donatorët e shumtë për mbështetjen e dhënë në fusha të ndryshme për arsimin e Gjilanit.

“Kishim shumë projekte të cilat janë financuar, mbështetur dhe janë në proces të realizimit me donatorët e shumtë, miq të dëshmuar tashmë në partneritetin me qytetarin e Gjilanit, duke bërë të mundur realizimin e programeve të shumta në përmirësimin e kushteve në arsimin e Gjilanit”, ka thënë, mes tjerash, ajo duke numëruar mbështetjen nga USAID, GIZ, Caritas dhe donatorë të tjerë të shumtë.

Ajo ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe ka bërë renovime të shkollave, duke bërë përgatitjen e kabineteve të ndryshme të teknologjisë dhe shkencave natyrore, gjithashtu edhe rregullimin e investimin në salla sportive të komunës së Gjilanit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.