Eko Higjiena

Ujkani mesazh emocionues tifozëve të Pisas pas rënies nga Serie B

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Samir Ujkani, kapiteni i Kosovës, nëpërmjet një postimi emocionues në Facebook ka ngushëlluar tifozët e Pisas, pas rënies së skuadrës në Serie B, shkruan Express.
“Rënia nga liga është një humbje për të gjithë… por këtë vit e kam kuptuar se është dikush që nuk përfundon i mposhtur nga ky sezon: jeni ju tifozët e Pisas dhe unë do t’ju bart gjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Ujkani.

FIDANISHTJA

“Do të ktheheni shumë shpejt aty ku e meritoni të qëndroni, sepse jeni një tifozeri me një pasion të denjë për Serie A”, ka theksuar ish portieri i Novaras, Chievos dhe Palermos. /Express/