Mobi Casa

Karaqeva pret që Haradinaj ta vizitojë këtë fshat kufitar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Selver Lenjani është i zhgënjyet nga të gjitha qeveritë qendrore të cilat asnjëra deri më tani nuk e kanë vizituar Karaqevën dhe as nuk e kanë sensibilizuar problemin e vijës kufitare. Ramush Haradinaj është shpresa e vetme e këtyre banorëve.

Banorët e Fshatit Karaqevë këtë 100 vjetor e kanë pritur me zemër të thyer dhe me telashe të vjetra. Ata edhe pse kanë festuar ende e kanë një brengë të madhe, problemin e vijës kufitare me Serbinë.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë të Kamenicës thotë për rajonipress se është i zhgënjyer në të gjitha qeveritë qendrore dhe institucionet kryesore të vendit. “Kanë kaluar katër vite kur kemi bërë apele, kërkesa e ankesa tek këto institucione dhe asnjëra prej tyre nuk e kanë parë të udhës të na vizitojnë dhe të njihen me hallet e telashet tona” shprehet Lenjani.

ARKATANA

Madje Lenjani thotë se nuk e ka të qartë edhe neglizhencën e KFOR-it dhe të EULEX-it të cilët kishin premtuar se do ta krijojnë një ekip të përbashkët për ta definuar saktë dhe qartë vijën kufitare Kosovë- Serbi.

Lenjani tha se xhandarmëria serbë asnjëherë nuk do të pushojë duk provokuar dhe duke hyrë në brendi të territorit të Kosovës si të ishte në shtëpinë e vet. “Tani pas lirimit të Ramush Haradinajt kemi shpresa se ai do ta vizitojë Karaqevën. Vetëm një lider si Ramushi që po tregon vullnet, përkushtim e guxim shtetëror mund ta hap këtë problem në instancat më të larta qeveritare dhe ndërkombëtare” mendon Lenjani.

“E ftojë publikisht liderin Ramush Haradinaj që ta vizitojë Karaqevën dhe ta shoh e prek me sy, (vet) shqetësimin e këtyre banorëve” tha Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.